Bamje në tavë me mish të grirë, domate dhe speca
Përbërësit për 4-5 persona
- 1.5 kg bamje
- 2 filxhanë kafeje me vaj ulliri
- 300 g mish të grirë
- 2 kokrra qepë
- 4-5 kokrra domate
- 1 kokërr patate (sipas preferencës)
- 2-3 speca
- Kripë
- Majdanoz
- 2-3 filxhanë kafeje me uthull (Nëse preferoni)
Përgatitja
Bamjet e freskëta pastrohen nga bishti në formë konike, vendosen në ujë me kripë e uthull për 10 minuta.
Fërkohen me duar që t’u largohet pushi, shpëlahen, kalohen në skuqje të lehtë dhe rreshtohen në tenxhere me bishtat anash.
Në vajin e ullirit që ka mbetur, kaurdisni qepën e prerë hollë dhe mishin e grirë.
Hidhen specat e prera në copëza të vogla (nëse preferoni shtoni edhe një kokërr patate të prerë në kubikë) e më pas domatet e qëruara nga cipa e të grira hollë dhe vijohet kaurdisja.
Shtohet kripë, pak piper sipas dëshirës dhe nësë dëshiron i akoma dhe më shumë shije, shtoni majdanoz të grirë hollë.
Në fund u hidhet lëng mishi ose ujë dhe zihet derisa gjella të mbetet me pak lëng.
Për të mos i’u prishur forma bamjet gjatë shërbimit kthehen në tepsi duke i përmbysur.
Bamjet mund t’i përgatisni si më sipër dhe t’i vendosni në një tavë në vend të tenxheres duke i futur më pas të piqen në furrë./