Lajme

Banesa e Ramiz Bekteshit, ndër atraksionet turistike të Shkodrës

Banesa shkodrane e familjes “Ramiz Bekteshi” është Monument Kulture, Kategoria I, e shpallur në vitin 1977, nga Ministria e Arsimit dhe Kulturës për vlerat arkitekturore dhe dekorativo-artistike.

Banesa shkodrane 150-vjeçare me kompozim horizontal, e vendosur në një truall të gjerë, është e shkëputur nga rruga nga e cila ndahet me mure të lartë. Bëhet fjalë për një ndërtim dykatësh prej guri, e tipit me çardak, ku përfshin odën e miqve dhe hajatin.

DRTK Shkodër në vijim të punëve për ruajtjen e trashëgimisë kulturore po punon me këtë banesë veçanërisht duke riparuar e përforcuar suvatimin, po restauron murin e gurit si dhe po suvaton fasadat anësore.

Në këtë banesë, oda e miqve është përfaqësuese e tipologjisë së fundit të shekullit XVIII dhe fillimit të shekullit XIX, ku vlerësohet mjeshtëria e daltimeve në dru në shumë elementë si tavani, dera e gdhendur, sergjeni, volumi trapazan-musander, dritaret, dollapet e murit dhe oxhaku dekorativ, punuar në allçi i plazmuar në vend.

Banesa mban emrin e tregtarit Ramiz Bekteshi, i cili kishte në pronësinë e tij toka në të gjithë zonën e Nën Shkodrës dhe në pazar. 

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ushtarakët e Kolegjit të Mbrojtjes vizitojnë RTSH – Njihen me rolin e medias në komunikimin publik

Oficerë dhe pedagogë te Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Forcave të Armatosura vizituan këtë…

17 hours ago

Kupa, Vllaznia përballë Elbasanit – Hidhet shorti, ndeshje interesante në çerekfinale

Vllaznia do të luajë me Elbasanin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërsië. Goglat i kanë…

17 hours ago

Lamtumirë legjenda Sabah Bizi – Mijëra persona kanë bërë homazhe në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”

Futbolli shqiptar sot është në zi! Një ndër legjendat e tij, Sabah Bizi, u nda…

17 hours ago

Zhvillimi i artit muzikor në Shkodër – Muzikologu Gjyrezi ndalet tek ahengu shkodran dhe studimin e tij

Shkodra mbart një pasuri të madhe të kulturës kombëtare, ku ahengu Shkodran është një prej…

17 hours ago

Përdorimi i drogës në moshë të re – Dita e të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës, flet neuropsikiatri Gjon Preçi

17 janari shënon Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës.  Neuropsikiatri…

17 hours ago

Komplikacionet në shëndetin e mushkërive  – Flet mjekja pneumologe, Lindita Çela Dibra

Jemi në muajin më të ftohtë të dimrit dhe virozat stinore prekin më shumë sëmundjet…

17 hours ago

This website uses cookies.