Banesat sociale/ Aplikojnë 300 punonjësit e parë të administratës publike

Rreth 300 punonjës publikë, vetëm për vitin 2023, përfitojnë kredi të lehtësuara për blerje banese.

Nga e shtuna e datës 16 shtator 2023, janë hapur aplikimet për punonjësit e administratës publike, që përfitojnë nga programi i kredisë së lehtësuar për blerjen e banesës.

Njoftimin e jep Ministria e Financave dhe Ekonomisë, që saktëson se sistemi i aplikimit për këtë program tashmë është finalizuar dhe ky shërbim mundësohet në portalin e-Albania.

Sipas njoftimit zyrtar, përfitues për vitin 2023 mjekët e sistemit shëndetësor; punonjësit e Policisë së Shtetit; ushtarakët e Forcave të Armatosura.

Kreditë do të finalizohen nga bankat e nivelit të dytë, por do të përfitohen me interes 0%.  Sipas ligjit që ka hyrë në fuqi, punonjësit e administratës publike do të kenë mundësi të jenë pjesë e programit të kredive të buta në blerjen e një shtëpie.

Ligji parashikon që, me vendim të këshillit të ministrave, çdo vit do të hapen kuotat, ndërsa për vitin 2023, qeveria vendosi të hapë 300 kuotat e para, të ndara në mënyrë të barabartë për mjekët, policët dhe ushtarakët.

Sipas vendimit, aplikimet e kandidatëve do të shqyrtohen bazuar mbi një sistem pikëzimi. Kualifikohen për programin, ata që janë të martuar, por nuk kanë një banese në pronësi, ata që aknë një banesë në rrezik shembje, që jetojnë në banesa të mbipopulluara,  etj.

Kushte të tjera përfshijnë pagën në një niveli të përcaktuar me VKM dhe të mos kenë pak se dy vite të punësuar në administratën publike.

Rreth 130 mijë punonjës të administratës kanë mundësi të aplikojnë në programet sociale në bashkitë respektive.

Gjithashtu punonjësit publikë do të kenë mundësinë të marrin edhe kredi me normë fikse 3%, ndërsa pjesa tjetër e interesit do të subvencionohet nga buxheti i shtetit. Kredia konvertohet drejtpërdrejt në kredi tregtare në rastet kur punonjësi i administratës jep dorëheqjen pa kaluar pesë vite pas miratimit të kredisë ose shkarkohet me shkelje.

Ndryshimet përfshijnë edhe sasinë e të ardhurave familjare, ku, sipas ligjit, ku përfshihen aplikantët  me të ardhura që sigurohen nga pagat, veprimtaria ekonomike, interesat e depozitave bankare, të ardhura nga persona të tretë, qiratë nga prona të paluajtshme.

Për kërkesat e strehimit social në çdo bashki aplikimet do të kalojnë në “e-Albania”

RTSH Shkodra

Recent Posts

Udhëheqësit botërorë urojnë Trump për rikthimin në Shtëpinë e Bardhë

Udhëheqës nga e gjithë bota kanë uruar Donald Trump për rikthimin në Shtëpinë e Bardhë…

4 hours ago

Begaj uron Trump: SHBA, dëshmi e vlerave të demokracisë

Kreu i Shtetit, Bajram Begaj ka uruar Donald Trump, i cili u betua sot (20…

4 hours ago

Moti për ditën e sotme- Vranësira dhe reshje shiu, temperaturat mbeten të ulëta

Dita e sotme do të mbizotërohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Moti  parashikohet me…

4 hours ago

Trump nënshkruan urdhrat e parë presidencialë, fal rreth 1600 të pandehur për revoltën në Kapitol

Fare pak orë pas betimit si Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës,…

5 hours ago

Trump mban fjalimin si Presidenti i 47-të i SHBA: Epoka e artë e Amerikës fillon tani!

"Epoka e artë e Amerikës fillon pikërisht tani," tha Donald Trump në fjalimin e tij…

5 hours ago

Donald Trump president, ndikimet në ekonominë europiane

Politikanë dhe ekonomistë janë përpjekur që gjatë fushatës presidenciale amerikane të parashikojnë ndikimet e ardhjes…

20 hours ago

This website uses cookies.