Numri i të vdekurve në Bangkok pas tërmetit me magnitudë 7,7 ballë që goditi të premten Mianmarin është rritur në 17, thanë sot autoritetet tajlandeze, ndërsa ekipet e shpëtimit kërkojnë të mbijetuarit në rrënojat e një ndërtese shumëkatëshe të shembur.
“Të paktën 83 persona mbeten të zhdukur”, thanë autoritetet, duke shtuar se 32 të tjerë janë raportuar të plagosur.
Ekipet e shpëtimit janë përqendruar në një rrokaqiell 30-katësh të shembur në Bangkok, ku besohet se ka më shumë njerëz të bllokuar.
Dhjetë vdekje janë konfirmuar në vend deri më tani, por më shumë njerëz mendohet të jenë nën rrënoja.
“Ekuipazhet e shpëtimit gjetën sot trupin e një punonjësi të rrokaqiellit”, raportuan mediat lokale.
“Ata përdorën një vinç dhe një shportë metalike për të hequr trupin nga mbeturinat në orët e para të mëngjesit”, sipas gazetës “Khaosod”.
Tërmeti ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në kryeqytetin tajlandez dhe është ndjerë gjithashtu në disa pjesë të Kinës dhe Vietnamit.
Opozita e Mianmarit shpall armëpushim të njëanshëm
Në Mianmar, qeveria në hije demokratike e opozitës së vendit njoftoi sot një pauzë të njëanshme dyjavore në luftimet e saj me juntën ushtarake në pushtet, megjithëse “operacionet e mbrojtjes” janë të përjashtuara nga kjo.
“Pezullimi i të gjitha operacioneve ushtarake sulmuese do të bëhet në zonat e prekura nga tërmeti dhe rrethet e lidhura me to”, shkroi Qeveria e Unitetit Kombëtar (NUG) në X.
“Junta ushtarake vazhdoi sulmet e saj kundër grupeve rebele menjëherë pas tërmetit që goditi vendin të premten”, sipas raporteve të medieve.
Në një intervistë për BBC, raportuesi special i OKB-së për Mianmarin, Tom Andrews, i bëri thirrje juntës të ndalonte të gjitha operacionet ushtarake.
NUG ka luftuar kundër juntës menjëherë pasi ushtria mori pushtetin në një grusht shteti në vitin 2021.
Numri i të vdekurve në Mianmar deri më tani është 1 644, me më shumë se 3 400 të plagosur, por shifrat e viktimave mund të rriten në mijëra për shkak të afërsisë së zonave të populluara me epiqendrën dhe cenueshmërisë së shumë strukturave.
Blloku i pallateve në rrugën “Isuf Sokoli” ka qënë ndalesa e radhës e kandiatëve të…
Si kandidate e Partisë Demokratike për zonën e Anës së Malit dhe si bijë e…
Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve ishte një kombinim mes festës, kujtesës historike dhe pranisë së vizitorëve…
Shkodra është qyteti që i ka dhënë vendit jo vetëm zërat më të bukur, por…
Maturantët që kanë mbushur 18 vjeç dhe do të ushtrojnë të drejtën e votës për…
Me afrimin e sezonit të veror, ADZM Shkodër ka marrë masa konkrete për parandalimin e…
This website uses cookies.