Banka Botërore, 80 milionë dollarë për transformimin digjital të shërbimeve publike

digjital të shërbimeve

Banka Botërore ka miratuar një financim shtesë prej 80 milionë dollarësh për të mbështetur transformimin digjital të shërbimeve publike në Shqipëri.

Ky fond do të ndihmojë Shqipërinë drejt reformave më të avancuara në sektorin publik, të përmirësojë ofrimin e shërbimeve publike, të forcojë kapitalin njerëzor dhe të nxisë një rritje më të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.

Financimi është pjesë e projektit që synon një akses të barabartë dhe me standarde të larta për qytetarët në shërbimet publike, i cili deri më tani ka investuar 65 milionë dollarë në zhvillimin e platformës e-Albania, krijimin e qendrave të inovacionit dhe ngritjen e 200 laboratorëve digjitalë në shkolla.

Me këtë mbështetje të re, projekti do të zgjerohet në tre fusha kryesore: digjitalizimi i shërbimeve bashkiake për të lehtësuar aksesin e qytetarëve, krijimi i një platforme moderne për prokurimin publik duke përdorur inteligjencën artificiale dhe ndërtimi i një sistemi të ri për menaxhimin e financave publike.

Sipas Bankës Botërore, pritet që ky financim të rrisë transparencën dhe efikasitetin e administratës publike dhe të sjellë një rritje prej të paktën 25% në përpunimin e aplikimeve online për shërbime. Ky investim është në linjë me angazhimin e Shqipërisë për një qeverisje më të hapur dhe moderne.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.