Lajme

Banka e Shqipërisë marrëveshje me Bankën Europiane, Sejko: Transformojmë sektorin financiar

Zhvillimi i financave të gjelbra është në bazë të marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar mes Bankës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane të Investimeve. Kjo marrëveshje u nënshkrua nga guvernatori Sejko dhe Zëvendëspresidenti i Bankës Evropiane të Investimeve, Robert de Groot. Marrëveshja përfshin zhvillimin e një Taksonomie të Gjelbër, theksoi guvernatori Sejko gjatë fjalës së tij.

Këta janë hapa tejet të rëndësishëm drejt një kuptimi më të thellë të ndikimit të klimës në sektorin financiar dhe drejt zhvillimit të masave të përshtatshme për të adresuar sfidat e së ardhmes. E megjithatë, ato janë vetëm fillimi i një procesi më të gjerë për transformimin e sistemit tonë financiar. Në këtë drejtim, bashkëpunimi me partnerë strategjikë ndërkombëtarë është jetik. Bashkëpunimi me Bankën Evropiane të Investimeve është thelbësor për të avancuar në tranzicionin tonë të gjelbër”, u shpreh Sejko.

Marrëveshja ofron një bazë solide për forcimin e kapaciteteve të sektorit financiar shqiptar, ndërsa krijon mundësi për investime që kontribuojnë në mbrojtjen e mjedisit dhe reduktimin e rreziqeve klimatike. Për më tepër, ajo pasqyron rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional për të harmonizuar praktikat me standardet më të mira ndërkombëtare, duke i hapur rrugën Shqipërisë drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme dhe më të sigurt. Ky bashkëpunim strategjik përbën një hap të rëndësishëm drejt realizimit të tranzicionit të gjelbër dhe avancimit të agjendës së Shqipërisë për integrimin në BE.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Sot skadon afati për partitë, KQZ pranon dokumentet e 39 subjekteve politike

Numri i subjekteve politike që duan të konkurrojnë në zgjedhjet e 11 majit është ambicioz dhe ka pësuar rritje progresive.…

3 hours ago

Arrestimi i pajustifikuar, Gjykata e Strasburgut vendos në favor të ish-drejtorit të RTSH

Gjykata e Strasburgut kërkoi të martën (25 shkurt) dëmshpërblimin dhe shfajësimin e ish-drejtorit të Radio…

3 hours ago

Fëmija 3-vjeçar humbi jetën në spital – Drejtori Halluni dhe mjekja Naraçi sqarojnë  rrethanat e këtij rasti

Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Senad Halluni dhe  shefja e Pediatrisë , Greta Naraçi  ,…

3 hours ago

Vijon puna për hyrjen e qytetit – Mjetet po bëjnë zgjerimin e hapësirës së nevojshme

Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet hapave të parë duke i çelur kështu…

3 hours ago

Përse nuk duhet t’i puthim bebet – Duket e çuditshme, por mjekët japin arsye të vlefshme

Bebet e vogla me buçkat e tyre nuk mund të rezistosh pa i puthur. Por…

4 hours ago

Aksident në aksin Shkodër-Koplik / Policia procedon 3 shtetas, mes tyre një grua

Një 68- vjeçar dhe një shtetase 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Hot i…

4 hours ago

This website uses cookies.