Categories: LajmeEkonomi

Banka qendrore dhe BERZH flasin për inflacionin, ekonominë e gjelbër në Shqipëri

Inflacioni ka qenë në qendër të vëmendjes të Bankës së Shqipërisë dhe se politikat monetare dhe  ekonomike të ndjekura kanë ndihmuar në ruajtjen e një niveli të ulët inflacioni krahasuar me vendet e rajonit dhe në uljen e pasigurisë.

Këto politika kanë luajtur një rol të rëndësishëm në drejtim të forcimit të stabilitetit monetar e financiar të vendit.

Kështu u shpreh guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Sejko, gjatë një takimi me përfaqësuesit e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e BERZH-it rikonfirmuan mbështetjen që ky institucion do të vijojë të japë për Shqipërinë, veçanërisht për zhvillimin e energjisë së rinovueshme dhe sektorëve të turizmit dhe bujqësisë në Shqipëri.

Një shembull mjaft i mirë është lehtësimi i financimit të ekonomisë së gjelbër, përmes të cilit BERZH-i ka mbështetur kreditimin e bankave për sektorin rezidencial për investime në përmirësimin e eficiencës së energjisë.

Ata u ndalën gjithashtu në rolin që Banka e Shqipërisë ka në cilësinë e Autoritetit të Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme, duke e cilësuar atë si një nga më të avancuarit në Ballkanin Perëndimor. 

Përfaqësuesit e BERZH-it gjithashtu u shprehën se trendi forcues i kursit të këmbimit është në linjë me rritjen e eksporteve dhe përmirësimet strukturore në balancat e jashtme të ekonomisë shqiptare.

Në këtë kontekst, ata theksuan përfitimet që ka ekonomia shqiptare nga regjimi i lirë i kursit të këmbimit.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

PD- ASHM takim me biznesmenë / Oratorët nënvizuan se programi përfshin një sërë masash për sipërmarrjen

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, i shoqëruar nga drejtuesi politik, Luçiano Boçi…

25 seconds ago

Zgjedhjet e 11 majit- Në KQZ kanë mbërritur mbi 22 mijë zarfe me votat e diaporës

Për herë të parë në historinë e vendit, emigrantët po votojnë nga vendi ku jetojnë…

12 minutes ago

Dështimi i kuqebluve në kupë – Shytani: Të ruajmë vendin e dytë në kampionat

Paraqitja zhgënjyese e Vllaznisë në gjysmëfinalen e kthimit ndaj Dinamos, teksa u mposht 4-3 në…

15 minutes ago

Promovohet “Edukimi në Islam”- Libri i dytë i autorit Besim Barbullushi ka në fokus arsimin

Në mjedisin e jashtëm të Xhamisë “Ebu Bekër”, Myftinia Shkodër organizoi promovimin e librit të…

17 minutes ago

“Takim me maturantin” – Fakulteti Ekonomik pret maturantët në një ditë informuese

Aktiviteti  “Takim me maturantin”, i organizuar nga Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Shkodrës, ishte konceptuar…

23 minutes ago

Nis procesi i dezinsektimit – Hysa: Zonat u monitoruan më herët, fokus bregdeti

Duke nisur nga data 24 prill e deri në muajin tetor në Shkodër janë parashikuar…

32 minutes ago