Banorët e Dragoçit në protestë / “Kërkojmë ndërhyrje për rrugën e cila penalizon 500 familje”
Janë 500 metër rrugë të cilat torturojnë çdo ditë 500 familje të fshatit Dragoç në Njësinë administrative Postribë. Shqetësimi më i madh për ta është dërgimi i fëmijëve në shkollë përgjatë ditëve me shi.
Banorët kërkojnë nga institucionet vendore dhe ato qendrore që të ndërhyjnë për rikonstruksionin e rrugës. Është një aks, i cili lidh banorët me pjesën tjetër të njësisë, por edhe me qytetin e Shkodrës.
RTSH iu drejtua Njësisë administrative Postribë ku drejtuesi Bledar Brahimataj bëri me dije se ankesat e banorëve i ka referuar pranë Bashkisë Shkodër dhe pritet që në ditët vijuese të ketë një përgjigje zyrtare ndaj tyre.