Banorët e Trushit problem me infrastrukturën, banorët: Nuk është bërë asnjë investim prej 30 vitesh
Kjo është gjendja e rrugës “Mallamani” në brendësi të fshatit Trush.
Mungesa e infrastrukturës dhe shkarkimet e ujrave të zeza në kanalet anës rrugës janë kthyer në shqetësim për banorët.
Banorët thonë se në këtë rrugë nuk ëshët bërë asnjë investim prej 30 vitesh.
Në stinën e reshjeve kjo rrugë është krejtësisht e pakalueshme dhe rreth 50 familje që jetojnë në këtë zonë përballen me shumë veshtiresi sa i takon lëvizjeve në fshat. Banorëve shpesh herë u është premtuar se rruga e tyre do të rikonstruktohet, por asgjë nuk është bërë dhe gjithçka ka mbetur në kuadrin e premtimeve.