Barazim në klasiken Tirana-Vllaznia, kuqeblutë zbresin në vendin e tretë, parakalon Partizani
Në barazim, 0 me 0 është mbyllur klasikja e futbollit shqiptar, Tirana-Vllaznia. Një pjesë e parë më e mirë për kuqeblutë, ndërkohë që e dyta ishte për vendasit. Me këtë barazim, Vllaznia zbret në vendin e tretë me 59 pikë, 1 më pak se Partizani, që fitoi minimalisht në transfertë ndaj Kukësit.
Pas ndeshjes Tirana-Vllaznia është prononcuar edhe Geralb Smajli, i cili bëri mirë në këtë sfidë.
Në javën e fundit të kampionatit të Superiores, Vllaznia pret në shtëpi Skënderbeun e Korçës.