vllaznia barazim
Miqësorja Vllaznia-Besëlidhja, takim ky i luajtur pasditen e së hënës në stadiumin “Reshit Rusi” të Shkodrës është mbyllur në barazim 2 me 2, me nga dy gola të shënuar në secilin pjesë. Takimi është hapur me gol kur, që në të katërtën minutë, Besëlidhja ka kaluar në avantazh me autor ish futbollistin e Vllaznisë, Florind Bardulla. Goli i barazimit për Vllazninë do të vijë në minutën e 31-të nga braziliani Bruno Gomesh duke bërë që skuadrat të shkojnë dhomat e zhveshjes për pushimin mes dy pjesëve, me barazimin 1 me 1. Vllaznia merr kryesimin në në minutën e 60-të të pjesës së dytë me një tjetër gol të realizuar nga Gomesh. Tre minuta më pas, lezhjanët kanë mundësi të barazojnë, por penalltia e dhënë në favor të tyre shpërdorohet nga sulmuesi Bruka. Por, nuk vonon që Besëlidhja të barazojë me një supergol të shënuar nga Napolon Marku në minutën e 76-të, golqë mbyll të gjithë ndeshjen me rezultatin e barabartë, 2 me 2. Pavarësisht rezultatit, trajneri Osmani shprehet i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të rinj në këtë ndeshje.
I kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij shprehet edhe trajneri i Besëlidhjes, Dritan Smajlaj.
Miqësorja me Besëlidhjen, ishte e fundit për Vllazninë në këtë minifazë dimërore, ndërkohë që kuqeblutë tashmë janë përqëndruar në përgatitjet anti-Kukësi, takim ky që luhet në fundjavë për Abissnet Superiore.
Me rastin e 100-vjetorit të themelimit të dinastisë Marubi, një prej emrave më të njohur…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë vijon publikimin e të dhënave nga numërimi i votave…
Ministria e Financave ka lajmëruar se me qëllim forcimin e kapaciteteve të autoriteteve shqiptare për…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fondet vjetore të 2025 për partitë politike që do…
Në një kohë kur sistemi i drejtësisë po vuan nga mungesa e magjistratëve, boshllëk që…
Të shtunën, besimtarët myslimanë nisin muajin e Ramazanit. Me këtë rast, teologu Arben Halluni, zëvendësmyfti…
This website uses cookies.