Barazim që nuk vlen / Vllaznia- Laçi “paqe” mes tyre, kuqeblutë në situatë mbijetese

vllazni lac
Një barazim që nuk vlen, është konsideruar ai i mbrëmjes së premte për kuqeblutë, kur përballja, Vllaznia-Laçi u mbyll me rezultatin 0 me 0. Ndeshja e luajtur në stadiumin “Loro Boriçi” për llogari të javës së 13-të të Abissnet Superiore u shoqërua me një mjedis të akullt, pasi në shkallët e stadiumit u ndje pesha e mungesës së theksuar të tifozëve kuqeblu. Për t’u larguar nga zona e ftohtë e fundtabelës së klasifikimit, Vllaznisë i duhej patjetër fitorja, ndaj ky barazim e mban sërishmi në grupin e skuadrave që luftojnë për mbijetesë. Një gjë të tillë e pranon edhe vetë trajneri Qatip Osmani.
Ndonëse kërkonte fitoren, trajneri i Laçit, Mirel Josa, shprehet i kënaqur me barazimin në transfertë.
Pas javës së 13-të, Vllaznia renditet në vendin e 7 me 14 pikë, duke qënë vetëm dy pikë larg Teutës, me të cilën do të ndeshet të martën e ardhshme në stadiumin “Niko Dovana”.