Barazimi i kënaq të dyja! Anglia e mbyll e para grupin C, feston edhe Sllovenia
Anglia kualifikohet si e para e grupit C, në kuotën e 5 pikëve, ndonëse nuk arrin që të marrë më shumë se një pikë përballë Sllovenisë në ndeshjen e fundit të grupit.
“3 luanët” zhgënjejnë në lojë dhe barazojnë 0-0 përballë sllovenëve. Pjesa e parë është e vakët dhe rastet për shënim numërohen me gishtat e dorës.
E njëjta situatë shfaqet edhe në pjesën e dytë dhe goli i anuluar i Saka është ngjarja më e rëndësishme e mbrëmjes. Gjithsesi, edhe pas këtij barazimi Anglia kualifikohet si e parë e grupit, por feston edhe Sllovenia që ndonëse zbret në vendin e tretë në grup, arrin që të kualifikohet në turin tjetër.