Barazimi i tretë për Vllazninë U-21/ Trajnerët Borshi dhe Xhafa analizojnë ndeshjen Vllaznia-Erzeni
Katër ndeshje, tre barazime dhe një humbje. Ky është bilanci për ekipin e 21 vjeçarëve të Vllaznisë, konkurues në kategorinë e Superligës U21. Barazimi i tretë është regjistruar pasditen e djeshme në përballjen me ekipin e Erzenit të Shijakut, një një ndeshje shumë të dyluftuar ku të dyja skuadrat kishin objektiv fitoren tre pikëshe. Më afër këtij objektivi ishte Vllaznia, e cila shënoi e para me anë të Xhensil Kapllanajt në minutën e 9-të, ndërkohë që në startin e pjesës së dytë, shijakasit mbeten me dhjetë futbollistë në fushën e lojës për shkak të kartonit të kuq marrë Zeneli, epërsi të cilën kuqeblutë nuk e shfrytëzuan. Erzeni barazoi rezultatin në minutën e 24-tërt, ndërkohë që në pjesën e dytë është radha e Vllaznisë të ndëshkohet me karton të kuq duke barazpeshuar forcat e lojtarëve në fushën e lojës. E gjithë ndeshje mbyllet me rezultatin 1 me 1, barazimi i tretë ky për Vllazninë pas Partizanit në transfertë dhe Kukësit në shtëpi. Pas javës së katërt të Superligës U21, Vllaznia renditet në vendin e nëntë me 3 pikë, ndërkohë që tabelën e klasifikimit e kryesojnë Tirana dhe Bylis me nga 12 pikë.