Barbunja me mish dhe patate për një drekë të ngrohtë dhe plot vlera

barbunja 1024x576 1

barbunja 1024x576 1

Përbërësit

  • 600gr barbunja të verdha
  • 4 thela mish viçi
  • 1-2 lugë gjelle me vaj ulliri
  • 1 qepë mesatare
  • Kripë dhe piper për shije
  • 2 karrota
  • 2 domate mesatare
  • 2 speca (një jeshil dhe një i kuq)
  • 2 patate mesatare

Përgatitja

Nisni përgatitjen duke zierë barbunjat në një tenxhere të mbushur deri në gjysmë.

Ndërkohë vazhdoni me përgatitjen e perimeve të tjera që do tju duhen.

Lani me ujë të bollshëm dhe qëroni qepët, specat, karrotat, domatet dhe patatet.

Qepën griheni në rende që të përfitoni copa sa më të imëta e që shija e saj të zbutet.

Në zjarr vendosni një tenxhere dhe shtoni vajin e ullirit dhe qepën e sapo grirë.

Sapo qepa të jetë skuqur lehtë shtoni mishin te cilin duhet ta skuqni në të dy anët derisa ai të ketë marrë një ngjyrë.

Nga ana tjetër, barbunjat do të jenë zierë, kështu që kullojini dhe lërini në një tas.

Merrni patatet dhe karrotat dhe pritini ato në copa të vogla. Më pas shtojini tek tenxherja ku po skuqnit mishin dhe qepën.

Me një lugë druri përzjejini herë pas here, në mënyrë që qepa të mos ngjitet.

Po kështu veproni edhe me specat, dhe skuqini derisa qepa të jetë bërë transparente, dhe mishit ë ketë marrë një skuqje akoma dhe më të plotë.

Tani shtoni barbunjat dhe domaten e grirë ne rende.

Shtoni gjysmë gote ujë, kripë dhe piper dhe përzjejeni mirë që gjithçka të marri shije.

Mbulojeni me kapak tenxheren dhe lëreni të ziejë derisa të uji të avullojë.

Pas 30-40 minutash mishi do të jetë zbutur, dhe salca do të jetë trashur aq sa duhet.

Ju mbetet vetëm që të përgatisni sallatën dhe ta servirni këtë pjatë plot vlera.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.