Barcelona-B.Dortmund, Emre Can kritik me shokët e ekipit: Jo të gjithë sakrifikuan sa ç’duhej!

Pas goleadës së Barcelonës përballë ekipit të tij, Emre Can nuk u përmbajt në mikrofonët e “DAZN” ku akuzoi disa prej lojtarëve të Borusias se nuk sakrifikuan aq sa duhej për një ndeshje të këtij niveli.
“Nuk është puna te sistemi apo skema e lojës, por në faktin se jo të gjithë sakrifikuan aq sa duhej për një ndeshje me kaq rëndësi. Jo të gjithë u treguan të gatshëm që të jepnin 100% e tyre”, tha kapiteni i Borussias së Dortmundit pas takimit të humbur nga skuadra gjermane me shifrat 4-0.