Barcelona jep datën e inagurimit të stadiumit të ri
Barcelona ka prezantuar planet ambicioze për rinovimin e stadiumit Camp Nou me një video kompjuterike të publikuar në median sociale. Skuadra blaugrana aktualisht luan në stadiumin olimpik të Barcelonës në pritje të përfundimit të punimeve për rinovimin, të cilat do të zgjatin 18 muaj. Klubi ka postuar videon duke deklaruar se “shtëpia” e re do të jetë një çmenduri.
“Camp Nou” i vjetër kishte një unazë të sipërme që vinte rrotull vetëm në gjysmën e stadiumit, e cila do të jetë e plotë në stadiumin e ri. Edhe çatia e vogël ekzistuese do të shembet për të lejuar ndërtimin e seksonit të sipërm të stadiumit, i cili do të mbulohet me një çati të re.
Produkti përfundimtar do të krijojë një ambient të frikshëm për skuadrat vizituese, me zhurmë shurdhuese dhe atmosferë të ndezur nga tribunat.
Mësohet se pas mbarimeve të punimeve në këtë impiant Barça ka në plan të organizojë edhe një ndeshje lamtumire për Mesin.