Barcelona kërkon fitoren e tretë

barcelona

barcelona

Barcelona  do të presë Shahtjorin nesër në Grupin H duke ditur që fitorja do t’i rriste shumë shanset për të kaluar më tej, gjë që nuk ka ndodhur në dy sezonet e fundit. Bilanci i nëntë ndeshjeve të fundit në shtëpi në këtë kompeticion nuk është frymëzues, me 3 fitore, 2 barazime e 4 humbje, por përballë skuadrave ukrainase Barcelona ka fituar 8 nga 11 ndeshjet brenda. Shahtjor e nisi me humbje përballë Portos, por fitoi ndeshjen e radhës me Antverp, 3-2.

Kampionët e Belgjikës presin Porton pas dy humbjeve radhazi dhe vetëm një fitore do t’i mbante ngjallë shpresat për të ecur më tej. Një detyrë mjaft e vështirë përballë portugezëve, që humbën terren ndeshjen e kaluar në shtëpi, me Barcelonën. Përballë Shahtjorit, Porto arriti fitoren e tretë radhazi në tranfertë në ndeshjen e grupeve dhe njëra prej tyre ka qenë pikërisht në Belgjikë, sezonin e kaluar, kur mundi Bryzhin 4-0.

Antverp nuk po kalon momente të mira as në kampionatin belg dhe ka vetëm një fitore në shtatë ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet. Në secilën prej tre ndeshjeve të fundit të Antverpit kanë shënuar të dyja skuadrat dhe ka pasur saktësisht 5 gola. Në takimin e kaluar në Champions, goli i parë u shënua nga Arbnor Muja.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.