Barcelona mposht Sociedadin dhe rikthehet në vend të dytë
Ndeshja e javës së 35-të e La Ligës u shfrytëzua në maksimum nga Barcelona, e cila përfitoi nga barazimi mes Girona dhe Alaves për t’u rikthyer në vendin e dytë. Katalanasit, në prag të xhiros së mesjavës, mposhtën Real Sociedadin 2-0 në ndeshjen e së hënës.
Xavi dhe ekipi i tij e kontrolluan ndeshjen për një kohë të gjatë dhe e thyen ngërçin me Lamine Yamal (40′), e më pas dyfishuan epërsinë në shtesë me Raphinha (93′) me penallti. Fitorja e çon Barçën në 76 pikë.