Barcelona surprizohet nga Shakhtari, Dortmundi më afër kualifikimit

dortmund

dortmund

Barcelona çuditërisht bie, duke mos arritur të futet kurrë në lojë dhe duke u mundur 1-0 nga Shakhtar Donetsk, i aftë për të rihapur garën për kualifikim. Në Volksparkstadion në Hamburg, katalanasit komanduan me zotërimin, por ata pothuajse nuk kërcënuan në pjesën e pare. Një mundësi e shfrytëzuar nga ukrainasit, të cilët pasi trembën Ter Stegen me goditjen e fuqishme të Matvienkos, kaluan në avantazh në minutën e 40-të: heroi i epërsisë ishte Danilo Sikan, i cili goditi me kokë krosimin e madh të Gocholeishvilit për të firmosur 1-0. Ky është goli i dytë i pësuar nga Barça në këtë Champions. Barça gjuajti në portë për herë të parë në minutën e 70-të. Goli nuk arrin dhe në fakt shansi më i mirë i takon Shakhtarit. Ukrainasit, pasi humbën Stepanenkon, panë të anuluar golin e dytë të Neëerton në minutën e 87-të për shkak të pozicionit jashtë loje. Tetë minutat e rikuperimit nuk e ringjallën Barcelonën, e cila u mund në Hamburgu nga Shakhtar Donetsk. Një sukses prestigjioz që rihap grupin: Shakhtar fluturon në 6 pikë, -3 nga Barça.

Dortmundi ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme në ““Signal Induna Park” duke mundur Njukasëllin me rezultatin 2-0, dita e katërt e fazës së grupeve në Ligën e Kampioneve. Gjermanët dominuan që në start, duke shënuar golin e parë në minutën e 26-të me Füllkrug: ish-lojtari i Verderit shënoi golin e tij të parë në Ligën e Kampionëve pas një-dy të jashtëzakonshëm me Sabitzer. Në pjesën e dytë skuadra zngleze bëri disa ndryshime, por pa arritur të ndryshojë fatin e ndeshjes. Në minutën e 79-të, Brandt firmos për 2-0. Kështu gjermanët fitojnë 2-0, duke u ngjitur në kuotën e 7 pikëve, Njukasëll mebet me 4 pikë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.