Bardh Spahia dërgohet për gjykim – SPAK: Nuk ktheu në detyrë drejtorin e Ujësjellësit pas vendimit të Gjykatës

bardhi spak

Gjykata e Posaçme ka pranuar ditën e sotme kërkesën e SPAK dhe ka kaluar për gjykim dosjen e ish- kryetarit të Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia.

Ai është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme për kryerjen e veprës penale “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës”.

Sipas SPAK, Bardh Spahia, kur ushtronte detyrën e kryebashkiaku  në cilësinë e kryetarit të Asamblesë së Përgjithshme të Ujësjellës Kanalizimeve Shkodër, ka marrë dy vendime në korrik të vitit 2022, për të liruar nga detyra administratorin e Ujësjellës Kanalizimeve, shtetasin Mark Molla dhe ka emëruar në këtë detyrë shtetasin Arvit Bushati.

Sipas ish-kryebashkiakut të Shkodrës, Bardh Spahia, akuzat ndaj tij në Prokurorinë e Posaçme SPAK janë përgatitur në zyrat e Partisë Socialiste dhe nuk qëndron aspak.

SPAK da dyshime të forta se këto veprime nga ana e Spahisë vlerësohet se janë kryer me qëllim pengimin e ekzekutimit të vendimit gjyqësor të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.