Bardh Spahia paraqitet në SPAK  – Ish-kryebashkiaku i Shkodrës: S’ka asgjë për interes publik 

Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, njëkohësisht edhe funksionar politik dhe ish-deputet i partisë Demokratike, Bardh Spahia u paraqit mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Posaçme.

 Ai u pa të hynte i shoqëruar në ambientet e godinës së SPAK, ku qëndroi për 30 minuta dhe ishte i shoqëruar edhe me avokat. Nuk dihet përse ka shkuar, ndërsa ka mbyllur gojën dhe para gazetarëve , të cilët e kanë pyetur pasi doli. 

Më 26 Mars të këtij viti, në Prokurorinë e Posaçme SPAK është depozituar kërkesa për verifikimin dhe hetimin e shkeljeve të konsumuara nga 22 kryetarë Bashkish në zgjedhjet e 14 Majit, nëpërmjet përdorimit të aseteve publike dhe mos përmbushjes se detyrimeve ligjore te parashikuara ne Kodin Zgjedhor.

Mes tyre ka qenë edhe emri i Bardh Spahisë, por nuk dihet nëse ish-zyrtari i lartë vendor është thirrur në lidhje me këtë denoncim.

Kërkesa është dorëzuar nga Qëndresa Qytetare, e cila në një raport të detajuar thoshte se “veprimet e kryetareve të bashkive plotësojnë të gjitha elementet e figurave të veprave penale të “shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar në nenin 248, të Kodit Penal, si dhe të “Përdorimit të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”, të parashikuar në nenin 327 të Kodit Penal”. 

Bëhej fjalë për shpërdorimin e fondeve publike apo shkelje të kodit për fushatë elektorale.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.