Bardh Spahija takime në Postribë – Kandidati i PD- ASHM shpalos prioritetet e programit elektoral

Kandidati i PD-së Bardh Spahia zhvilloi takimet e tij të radhës me banorët e njësisë administrative të Postribës, të cilët i njohu nga afër me programin e kësaj force politike që ka në fokus ekonominë, bujqësinë, si dhe të rinjtë e të rejat, që fatkeqësisht në masë në këto 12 vite po largohen nga Shqipëria. Emigrimi është plaga kryesore që ndjehet në qytetet dhe fshatrat e vendit, ndërsa banorët i shprehen shqetësimin e tyre kandidatit Spahia për situatën e rëndë ekonomike të krijuar nga politikat e kësaj qeverie.
Ata premtuan se, më 11 maj, me votën e tyre do të jetë mbështetës të ndryshimit duke votuar PD.
Gjatë takimeve në zonën e Postribës, kandidati Spahia bashkë me mbështetjen që mori nga komuniteti i kësaj njësie qëndrestare ndër breza, garantoi se realiteti do të jetë ndryshe pas 11 majit, me programin e PD që ka në fokus familjet shqiptare.