Reshjet e borës 48 orët e fundit e kanë vështirësuar kalimin e automjeteve përgjatë aksit Bogë-Qafë Thore, Qafë Thore-Theth, por rruga është e hapur.
Trashësia e borës ka arritur mbi një metër, ndërsa banorët tregojnë se rruga është e kalueshme, por problem është mungesa e energjisë.
Firma e kontraktuar nga ARRSH po punon me 6 mjete borëpastruese për mirëmbajtjen e rrugës.
Këto akse po monitorohen edhe nga Patrulla e Përgjithshme e Policisë e Komisariatit Malësi e Madhe.
Inspektorët u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve që të kenë kujdes të shtuar nëse lëvizin në këto akse.
Pamja e krijuar nga reshjet e dëborës, që i kanë veshur malet e larta me bardhësi, është e magjishme.
Me ndërtimin e saj, rruga e re e Thethit ka kaluar në varësi të ARRSH, ndërkohë që firma kontraktore vijon ta mbajë të hapur, duke i çliruar banorët nga makthi i bllokimeve sa herë bie dëborë.
Mario Vargas Llosa, shkrimtari i njohur peruan dhe laureati i çmimit Nobel për letërsinë në…
Arti është një “zë” i fuqishëm për të përcjellë mesazhe të vlefshme për shoqërinë. Drama…
Drejtuesi politik i PD- së për qarkun Shkodër, Luçiano Boçi, ka reaguar për shkarkimin e…
Deputetja aktuale dhe kandidatja e PS në Qarkun e Shkodrës, Edona Bilali, ka vijuar takimet…
Në Shkodër ka nisur aplikimi i fermerëve për subvencionet që marrin nga Ministria e Bujqësisë.…
Para disa kohësh Bashkia e Shkodrës realizoi largimin e mbetjeve inerte, të cilat ishin depozituar…
This website uses cookies.