Bardhi depoziton amendamentin në Kuvend: Të rritet gradualisht pensioni minimal në vend

Në Kuvend është depozituar një amendament që synon të rrisë gradualisht pensionin minimal në vend. Nisma mban firmën e deputetit Gazmend Bardhi, cili në emër të Partisë Demokratike ka ndërmarrë një nismë ligjore, që u adresohet kryesisht pensionistëve të zonat rurale të vendit.

Referuar propozimit të depozituar në Kuvend, rritja propozohet të nisë që në këtë vit, duke e rritur pensionin minimal në 18 mijë lekë, për të vijuar më pas në një rritje të përvitshme progresive që bën që pensioni minimal në vitin 2029 të arrijë në 32 mijë lekë.

Referuar relacionit të nismës, fondet e nevojshme për të përballuar koston financiare që krijon ky akt do të mund të siguroheshin përmes uljes me 25 % të shpenzimeve operative të qeverisë qendrore. Në këtë relacion, Bardhi shkruan se propozimi është në harmoni edhe me iniciativën e mëparshme të deputetëve të  Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për minimumin jetik në masën 20 mijë leke.

Qeveria shqiptare i ka mundësitë financiare për të përballuar këtë kosto financiare, nëse ulen  me 25% e shpenzimeve operative të qeverisjes qendrore, për të mbështetur shtresën e pensionistëve për t’u ushqyer më mirë, për t’u kujdesur për shëndetin dhe për të përballuar kostot e jetesës.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.