Bardhi: Do kallëzojmë në SPAK, Lindita Nikollën. Futi në Kuvend gardistë të armatosur

bardhi 2.11

bardhi 2.11

Kryetari i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka bërë të ditur se forca politike ku ai bën pjesë do të kallëzojë në SPAK kryeparlmentaren Lindita Nikolla.

Sipas Bardhit, Nikolla do të kallëzohet në SPAK për shpërdorim detyre pasi lejoi futjen e personave të armatosur në sallën e Kuvendit.

Kryetarja e Kuvendit në shkelje të ligjit dhe rregullores së Kuvendit ka lejuar futjen në sallë pa pasur asnjë situatë të punonjësve të gardës të cilët kanë qenë të armatosur.

Për këtë arsye me urgjencë, sot grupi parlamentar i Partisë Demokratike do të depozitojë kallëzim penal ndaj kryetares së Kuvendit për shpërdorim detyre, e cila mendon se do të trembë opozitën me gardistë, punonjës policie të armatosur apo do ta ndalojë opozitën për të drejtat e veta duke përdorur institucionet ligjzbatuese të këtij vendi”, u shpreh Bardhi.

Bardhi vuri në dukje gjithashtu se asnjë veprim i “Edi Ramës dhe kukullës e tij nuk e ndal grupin parlamentar të Partisë Demokratike dhe opozitën në tërësi të kërkojë të drejtat e veta. Është e drejtë kushtetuese e opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare”

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.