Categories: LajmePolitikë

Bardhi e akuzoi se fshehu vilën 760 mijë euroshe, Gogu apel Nokës : Jep llogari për akuzat e Gazit, pastaj fol për ata në SPAK

Kuvendi është shoqëruar me debate në seancën e së enjtes midis pozitës dhe opozitës. Nisur nga deklaratat e deputetit të opozitës, Flamur Noka dhe akuzat e tij, socialistët i kanë kujtuar këtij të fundit akuzat që bënte Gament Bardhi për të, duke i kujtuar se fsheh një vilë me vlerë 760 mijë euro, ndërsa sot e ka në krah.

Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Toni Gogu, i ka kujtuar Flamur Nokës akuzat e Gazmend Bardhit për fshehjen e vilës mbi 760 mijë euro. Replikat u bënë në Kuvend gjatë debatit për ligjin për koncesionet. 

“Kjo sallë nuk është vendi ku bëhen provat për mitingun e nesërm, për mitingjet e rrugicave të pashpresës e të dëshpërimit.  Të mos dallosh rëndësinë e instrumenteve financiarë dhe t’i anatemosh ato, përmes së cilave janë ndërtuar vepra madhore evropiane, është njësoj si të mos i japësh llogari shqiptarëve për akuzën që të ka bërë kreu i grupit tënd parlamentar për vilën 760 milionë euro. Hajde jep njëherë llogari për këtë, pastaj merru me ata persona që janë duke dhënë llogari përpara SPAK-ut që ti anatemon”, deklaroi Gogu.

Akuzat e Bardhit për Nokën

Deputeti demokrat Gazment Bardhi, në tetor të vitit 2022, duke iu përgjigjur akuzave të bëra në drejtim të tij nga Flamur Noka, i cili tha se Basha dhe Bardhi bënin sikur sulmonin oligarkët, por u vendosin gjoba dhe merrnin para prej tyre. 

“Ata oligarkë që ti mendon se i sulmon Gaz Bardhi, jam unë dëshmitar që u rrinte mbas dere me Lulzim Bashën, me dorën shtrirë për të mbushur thesin”, është shprehur Flamur Noka, tashmë Sekretar i Përgjithshëm i PD-së së “Rithemelimit”.  

Mirëpo, këtyre akuzave u ktheu përgjigje Bardhi, i cili akuzoi Flamur Nokën se është pronar i vilës me vlerë 760.000 euro në Gjirin e Lalzit, dhe e fsheh pronësinë pas një personi tjetër. 

“Kujt i paskam vendosur gjobë unë, oligarkut të farmaceutikës pas emrit të cilit Flamur Noka fsheh vilën e padeklaruar 760 mijë euroshe në Gjirin e Lazit? Meqë edhe atë e takon çdo fundjavë, le ta pyesë a i kam vendosur gjobë ndonjëherë. Dhe kur ta pyesë, Flamur Noka bën mirë të kujtohet sa herë ka ndërhyrë për të që Partia Demokratike të mos e përfshinte në denoncimet për abuzimet me tenderat në shëndetësi”, tha Bardhi.

Më tej, deputeti demokrat shkroi se kur Flamur Noka ka qenë Ministër i Brendshëm, një mik i tiji ka mbushur Britaninë e Madhe me drogë. 

“Kujt i paskam vendosur gjobë unë, mikut tënd trafikant droge, që sa ishe ti ministër i brendshëm mbyti Britaninë me drogë dhe, më pas, vendosi të pastrojë paratë e drogës me pasuri të paluajtshme? Meqë rri shpesh për dreka e darka, Flamur Noka mund ta pyesë vetë edhe atë”, vijon ai.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Abissnet Superiore në RTSH/ Java e fundit e fazës së tretë luhet të shtunën dhe të dielën

Java e fundit e fazës së tretë të kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet të…

12 hours ago

Miratohet vendimi, shtyhet deri më 31 maj vlefshmëria e kartave të identitetit dhe e pasaportave të skaduara

Me 76 vota Kuvendi miratoi të enjten dy aktet normative të Këshillit të Ministrave për…

12 hours ago

Gjergj Kastrioti “rikthehet në shtëpi”, vendoset në Lezhë shtatorja e heroit kombëtar

Figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbe, i është shtuar edhe një tjetër statujë…

12 hours ago

Gjendet i vrarë me armë zjarri një 20-vjeçar në Guci të Re

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të pasdites së sotme. Një…

12 hours ago

Drejt përfundimit dy rrugë në rrethina – Ishin lënë në harresë prej dekadash, plotësohet kërkesa e komunitetit

Punimet në rrugët "Todi Germeni" dhe "Udhëtari" në Njësinë Administrative Rrethina janë drejt përmbylljes, duke…

14 hours ago

Bashkia: Busti i Lekë Dukagjinit do vendoset  – Pritet miratimi nga Këshilli Bashkiak i rregullores mbi vendosjen e busteve dhe monumenteve

Busti i Lekë Dukagjinit, do të vendoset në një nga sheshet e qytetit të Shkodrës.…

14 hours ago

This website uses cookies.