Bardhi: E paprecedentë! Sikur ishim në gjendje lufte! Mazhoranca kalon buxhetin në 4 minuta seancë

5d4d4a51b5d448389827007df78df95c

5d4d4a51b5d448389827007df78df95c

Kryetari i Grupit të Rithemelimit, Gazemt Bardhi duke folur në ambientet e jashtme të Parlamentit pas miratimit të buxhetit në kaos, u shpreh se mazhoranca shenoi një rekord të ri duke votuar ligjin më të rëndësishëm të vitit në 4 minuta e 20 sekonda.

Bardhi u shpreh se, Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla duhet ti kërkojë falje shqiptarëve sepse i gënjeu ditën e djsheme që nuk do kishte punonjës së Gardës së Republikës brenda në sallën plenare.

Ai tha se rrethimi i sallës së Kuvendit me Gardistë, është antikushtetuese dhe e paprecedentë.

“E vetmja arsye pse sot salla e Kuvendit ishte mbushur me forcat speciale të Gardës ishte sepse në kuvend ishte paraqitur kryehajduti dhe frikacaku”.

“Do donim që kjo seancë të ishte normale të kishim shkëmbim të ideve, por është e pamundur sa kohë shkelet rregullorja”, theksoi Bardhi.

 “Do të duhet ju t’i kërkoni llogari kryetares së Kuvendit se pse ju gënjeu të shtunën ku mohoi urdhrin e paligjshëm, që mbushi sallën e Kuvendit me gardistë. Shqipëria është anëtare e NATO-s, pret që të anëtarësohet në BE. Sot deputetët kanë qenë të rrethuar nga forcat e sigurisë sikur të ishim vend në gjendje lufte. Gardën. Nuk e kemi betejën me Gardën e Republikës. Sipas Ligjit Garda nuk mund të futet në seanca për të rrethuar deputetët e Kuvendit”, theksoi Bardhi.

Berisha: Nuk ka asnjë evidencë për votimin e buxhetit, opozita korri një fitore tjetër në betejën pa kthim

Ish-Kryeministri Berisha foli pas seancës parlamentare ku u miratua në parim buxheti për vitin e ardhshëm 2024.

“Ju e patë vetë skenën më të shëmtuar në historinë 32-vjeçare të parlamentit. E kaluan në mënyrë antikushtetuese, antiligjore, sepse ky buxhet erdhi këtu jo mbi bazën e procedurave që përcakton Kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit, por erdhi si një proces klandestin, i zhvilluar në mejhane me ahengje dhe në mënyrë të paparë”, u shpreh Berisha.

Sipas tij, nuk ka asnjë evidencë për votimin, as për ndonjë gjë tjetër, përveç cicërimit si papagall të shërbëtores së Edi Ramës, Lindita Nikollës.

“Kjo dëshmon drejtësinë e betejës pa kthim të opozitës, e cila edhe sot korri një fitore në betejën e saj pa kthim, pasi u bëri të pamundur hajdutëve të mbrojnë vjedhjen e tyre të mashtrojnë shqiptarët me vjedhjen e tyre. I bëri të pamundur Edi Ramës të ligjërojë për buxhetin e vjedhjes më të madhe në histori, buxhetin e gjobës më të madhe ndaj shqiptarëve. Beteja pa kthim e opozitës vazhdon” përfundon Berisha.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.