Bardhi i përgjigjet Bashës: Më mirë ndez tymuese sesa rri në shtëpi. Rama nuk rrezikohet nga divani
Gazment Bardhi i është përgjigjur kryetarit të PD, Lulzim Basha, në lidhje me aksionin opozitar, ku prej disa muajsh nuk lejohet zhvillimi normal i punimeve, pasi opozita ne mënyrë te vazhdueshme ka ndezur tymuese.
I pyetur nga gazetarët, Bardhi tha se nuk kam ndezur tymuese, por u shpreh se më mirë të ndezë tymuese në Kuvend sesa të qëndrojë në shtëpi.
“Së pari unë nuk kam ndezur tymuese, por më mirë ndez tymëse sesa rri në shtëpi. Qytetarët na kanë mandatuar për të shkuar në seancë plenare, ndërsa Basha mendon se dëm Edi Ramës mund ti bëjë duke qëndruar në shtëpi,” u shpreh Bardhi.
Ndër të tjera ai tha se, unë kam zgjedhur formën e përballje me Ramën. Basha mund të mos jetë dakord me këtë formë, por duhet ta gjejë vetë një formë përballje me Edi Ramën., Unë nuk di që duke qëndruar në shtëpi ti përballesh me regjimin e Ramës dhe je duke rrezikuar pushtetin e tij nga divani i shtëpisë.
Në përfundim të një takimi me deputetë të grupit të “Rithemelimit”, Bardhi tha gjithashtu se, “Grupi parlamentar i Partisë Demokratike do të dërgojë edhe dy nisma të tjera të qeverisë në Gjykatën Kushtetuese, teksa do të vijojë protestat në sallën e seancave plenare”.
“Kemi vendosur t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për të kundërshtuar dy ligje të miratuara nga mazhoranca. Së pari është ligji që i hap rrugë vjedhjes së Portit të Durrësit, mijëra hektarë tokë publike i jepen një investitori. Ligji i dytë që do t’i dërgohet Gjykatës Kushtetuese ka të bëjë me ligjin që rrit tatimin mbi fitimin për profesionet e lira. Rreth 260 mijë qytetarë që preken nga rritja abuzive, t’i bashkohen opozitës në këtë iniciativë,” theksoi ndër të tjera Bardhi.
Sipas tij, mazhoranca kërkon të bllokojë reformën zgjedhore, duke e kthyer në një mall për ta shitur apo blerë në treg.
“Reforma zgjedhore është caktim i rregullave të lojës mes palëve politike. OSBE- ka folur për një legjislacion të qëndrueshëm zgjedhor. Prioritet për çdo opozitar duhet të ishte rikthimi i ligjit zgjedhor aty ku ishte para se të ndryshohej në mënyrë të njëanshme. Çdo gjë tjetër është lojë e Edi Ramës. Po kërkohet të digjet komisioni për reformën zgjedhore. Edi Rama ka treguar se është i zoti për të bërë Pazar.
Unë kam bindjen e plotë që shumica e kolegëve që janë rreshtuar me Bashën janë opozitarë të mirë. Nuk mund të votojnë ligje të Ramës që dëmtojnë opozitën dhe i jep fitoren në tavolinë Ramës,” shtoi ai.
Bardhi po ashtu i bëri ftesë Presidentit Bajram Begaj që të mos dekretojë ligjin e ri për komisionet hetimore.
“Ky projektligj ka probleme kushtetuese. Presidenti mos ta dekretojë. E ka për detyrë që ta kthejë. I jam drejtuar institucionalisht presidentit dhe pres që të zbatojë detyrimet e tij kushtetuese,” tha Bardhi.