Bardhi: Kemi propozimet tona për Reformën Zgjedhore, Alibeaj nuk mund të jetë bashkëkryetar

 Kryetar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi akuzoi sot mazhorancën se është ajo që po bllokon punimet e komisionit për Reformën Zgjedhore, në një prononcim pasi deputetët e Rithemelimit nuk lejuan mbledhjen e komisionit me bashkëkryetarë Gjiknurin dhe Alibeajn.

Bardhi tha se nuk është opozita ajo që po bllokon punimet në komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore, që duhet të riniste punimet këtë të premte, por mungesa e vullnetit nga ana e mazhorancës për ta bërë pjesë të këtij komisioni edhe opozitën.

“Ishte premtuar një akt tjetër i farsës mes deputetëve të mazhorancës me mandat opozitar për të bërë sikur kanë ndërmend të bëjnë Reformën Zgjedhore. Donin t’i hidhnin hi syve shqiptarëve. Nëse do të donin që të mbyllin reformën zgjedhore, do të kishin bërë këtë gjë, pasi ky komision ka dy vite që është ngritur dhe nuk ka mbyllur asnjë punë. Është mazhoranca që ka bllokuar pjesëmarrjen e opozitës, pasi ka si qëllim të bllokojnë Reformën Zgjedhore. Edi Rama s’ka ndër mend të bëjë zgjedhje të lira e të ndershme, prandaj nuk dëshiron praninë e përfaqësuesve të opozitës në komisionin e reformës zgjedhore”, tha Bardhi.

Ai shtoi se, “opozita dëshiron të marrë jetë në këtë komision, por s’po lejohet”.

“Opozita dëshiron ta përmbylli në një kohë sa më të shpejtë Reformën Zgjedhore, por ky komision mbahet peng nga vullneti i Ramës. Janë 50 deputetë të opozitës që kanë humbur besimin te ata që bllokuan për dy vite me radhë Reformën Zgjedhore”, shtoi Bardhi.

Bardhi më tej tha se Enkelejd Alibeaj, nuk mund të jetë bashkëkryetar i Komisionit, pasi nuk ka mbështetjen e opozitës.

“Ai mund jetë pjesë e komisionit, pasi përfaqëson një pjesë të deputetëve të opozitës, por jo bashkëkryetarë, pasi bashkëkryetari duhet të jetë i mbështetur nga shumica e deputetëve të opozitës. Dhe 2/3 e deputetëve të opozitës nuk kanë më besim tek ata që bllokuan për dy vite reformën zgjedhore. Ja kemi dhënë i kemi mbështetur për dy vite ta çojmë para Reformën Zgjedhore por e kanë bllokuar punën për Reformën Zgjedhore”, tha Bardhi.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike në fund i bëri apel mazhorancës të pranojë “kërkesën e opozitës për ndryshimin e strukturës së Komisionit të Reformës Zgjedhore me qëllim që edhe opozita të jetë pjesë e komisionit”.

“I kemi gati propozimet tona për Reformën Zgjedhore, por duhet që fillimisht që Komisionit t’i rikthehet legjitimiteti. Unë nuk mund të përfaqësohem në komision nga kolegë që nuk e kanë besimin tim. Ata mund të jenë përfaqësues të asaj pjese që kanë besim tek ata, por sa kohë nuk kanë shumicën dërrmuese, bëhet fjalë për 7 deputetë përballë 50 deputetëve. Na thuhet se këta 7 deputetë do kenë mundësi të vetos dhe bashkëkryetarit. Kjo është e papranueshme dhe një mungesë e thellë e legjitimitetit. Kuvendi duhet t’i kthejë legjitimitetin komisionit të Reformës Zgjedhore. Bëjmë sikur mblidhemi për caktimin e agjendës dhe më pas e lëmë në harresë”, tha Bardhi.

Këtë të premte ishte parashikuar mbledhja e parë e Komisionit të Reformës Zgjedhore e thirrur pas dy vitesh mungesë, por mbledhja u bllokua nga deputetë të PD, mbështetës të Bardhit dhe “Rithemelimit”.

Komisioni i Posaçëm Reformës Zgjedhore veç propozimeve të palëve për kodin e ri elektoral, pritet të adresojë dhe vendimin e marrë nga Gjykata Kushtetuese mbi votën preferenciale dhe votën e diasporës, si dhe po ashtu rekomandimet e dhëna nga prezenca e OSBE-ODIHR në Shqipëri.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Hera e parë me kostumin e Ferrarit”, Hamilton çmend tifozët

“Hera e parë me kostumin e Ferrarit”. Lewis Hamilton dhe Ferrari publikuan në rrjetet sociale…

6 minutes ago

Liverpool bën 7 nga 7, përmbysje të çmendura nga Barça e Atletico

Një mbrëmje e çmendur në Champions League, me përmbysje të mëdha të arritura në frymën…

8 minutes ago

Zbulohet treshja e moderatoreve që do prezantojnë Eurovision 2025

Hazel Brugger, Michelle Hunziker dhe Sandra Studer do të bashkëprezantojnë Eurovision Song Contest 2025, që…

11 minutes ago

Trump synon vendosjen e tarifës 10% ndaj Kinës duke filluar nga 1 shkurti

Donald Trump bëri ndryshime gjithëpërfshirëse menjëherë pas inaugurimit të tij të hënën (20 janar) duke…

13 minutes ago

Turqi- U hodhën nga dritaret për t’u shpëtuar flakëve, rritet bilanci i viktimave nga zjarri në hotel

Shtatëdhjetë e gjashtë persona humbën jetën dhe 51 të tjerë mbetën të plagosur në hotelin…

15 minutes ago

Celibashi: Vota e diasporës 100% e sigurt, fleta jepet në dorë ose kthehet në KQZ

Për herë të parë, diaspora do të ketë mundësi të ushtrojë të drejtën e saj…

18 minutes ago

This website uses cookies.