Bardhi kërkesë Kuvendit dhe trupit diplomatik: Respektoni Opinionin e Venecias mbi vendimet e Kushtetueses

Bardhi kërkesë Kuvendit

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi i ka drejtuar një kërkesë Kryeparlamentares Elisa Spiropali, duke vënë në dijeni edhe Trupit Diplomatik në Tiranë, për zbatimin e opinionit të Komisionit të Venecias lidhur me zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes Olta Xhacka.

Duke përmendur qëndrimin e plotë të Komisionit të Venecias, në letrën drejtuar Kuvendit, Gazment Bardhi deklaron se qëndrimi personal i Kryetares së Kuvendit dhe i mazhorancës socialiste, pas publikimit të Opinionit të Komisionit të Venecias, është jo vetëm i papranueshëm, por jashtë çdo logjike njerëzore dhe politike.

“Opinioni këshillimor i Komisionit të Venecias arrin vetëm në një konkluzion/këshillë: Detyrimin e Kuvendit që të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, si element bazë i shtetit të së drejtës. Ashtu siç qartësisht Komisioni i Venecias është shprehur, në rastin e zbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi nuk po detyrohet që të votojë në një mënyrë të caktuar, por po përmbush vetëm përgjegjësinë e tij për të respektuar Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.”.

Për Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike, “qëndrimi personal i Kryetares së Kuvendit dhe i mazhorancës socialiste, pas publikimit të Opinionit të Komisionit të Venecias, është jo vetëm i papranueshëm, por jashtë çdo logjike njerëzore dhe politike. Ju po sajoni/deformoni qëndrime që nuk gjejnë asnjë mbështetje, në asnjë fjali dhe në asnjë paragraf të Opinionit të Komisionit të Venecias. Ju po bëni interpretimin sipas asaj që ju do të dëshironit të shprehej Komisioni i Venecias dhe jo sipas asaj që është shprehur qartësisht Komisioni i Venecias. Ju nuk po i përmbaheni zotimit tuaj publik që do të vepronit sipas Opinionit të Komisionit të Venecias dhe do ta zbatonit atë. Ju po tregoni se investuat kot Komisionin e Venecias dhe nuk po e respektoni autoritetin e tij. Ju po jepni shembullin e paprecedent në një vend demokratik, që nëse nuk pëlqehen vendimet e gjykatave atëherë ato mund të mos zbatohen.” – thuhet në shkresën e kreut të grupit demokrat.

Në përfundim, Grupi Parlamentar i PD kërkon që në përputhje me këshillat e vyera të Komisionit të Venecias, të nisin procedurat parlamentare, në seancën më të parë plenare, për zbatimin e vendimeve nr. 1/2023 dhe 55/2024 të Gjykatës Kushtetuese. “Çdo sjellje e kundërt me këtë përbën minim të demokracisë dhe shtetit të së drejtës.” – thuhet në shkresën e Bardhit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.