Bardhi kërkon rikthimin e Berishës në grupin parlamentar, Alibeaj-Nikollës: Sqaroni kush e drejton grupin demokrat

Në cilësinë e kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i ka dërguar një kërkesë Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, për shfuqizimin e vendimeve të Lulzim Bashës për përjashtimin e disa deputetëve demokratë, mes tyre edhe Sali Berisha, nga grupi demokrat. Bardhi njofton në shkresën depozituar Kuvendit ndryshimin në përbërjen e grupit parlamentar demokrat.

Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ju njoftoj se në mbledhjen e Grupit të datës 03 Prill 2024, në përputhje me neneve 15 dhe 16 të Rregullores së Kuvendit, si dhe Rregullores sẽ Brendshme të Grupit Parlamentar, është vendosur “Revokimi i te gjitha vendimeve për masa disiplinore të marra nga grupi gjatë kësaj Legjislature”. Për këtë arsye, të gjithë deputetët që janë vetëdeklaruar në nisje të kësaj Legjislature në përbërje të Grupit Parlamentar, rikthehen/konsiderohen si anëtarë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike duke filluar nga  data 3 Prill 2024. Në këtë kushte, në mbështetje të nenit 16 të Rreguulores së Kuvendit, lutem të pasqyrohet ky ndryshim i përbërjes së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike në organet e Kuvendit” shkruhet në letrën e Bardhit që  përmban datën 9 prill 2024”, thuhet në kërkesën e Bardhit.

Nga ana tjetër, Enkelejd Alibeaj ka kundërshtuar, duke i kërkuar Nikollës që të bëjë transparencë se kush e drejton grupin parlamentar të PD-së.

Për cilët deputetë keni vendosur të fusni apo jo në grupin parlamentar PD, bëni transparencë se nga kush drejtohet grupi parlamentar i PD. Nëse bëhet fjalë për largime nga grupi parlamentar të ndërmarrë nga PD ka dhe një qëndrim politik ndaj tyre dhe ju nuk mund të merrni përsipër të vendosni për vendimet politike në emër të PD”, u shpreh Alibeaj.

Lulzim Basha, me vendimin e 9 shtatorit të vitit 2021 përjashtoi Sali Berishën nga grupi parlamentar dhe pas dhunës së 8 janarit mori vendimin për përjkashtimin e deputetëve Flamur Noka,  Edmond Spaho, Albana Vokshi,  Agron Shehaj, Oerd Bylykbashi, Tritan Shehu, Luan Baci si dhe Belind Këlliçi.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Salah 50 gola në Evropë, i pari në historinë e Liverpool: Krenar dhe i lumtur

Shtatë fitore nga shtatë në këtë fazë të Ligës së Kampionëve dhe seria pozitive e…

3 hours ago

Euroliga në RTSH: Partizani mposht Parisin në Beograd

Java e 23-të në Euroligë ka nisur me një ndeshje të zjarrtë teksa Partizani i…

3 hours ago

PSG përmbys City-n, Reali dhuron spektakël, bie Bayern, fitojnë Inter e Milan

Shumë gola në ditën e shtatë të Champions League. Real Madridi jep spektakël: 5-1 ndaj…

3 hours ago

Shpërthejnë sërish zjarret në Kaliforni, jepet urdhër evakuimi për mbi 50 mijë persona

Më shumë se 50,000 njerëz janë urdhëruar të largohen nga shtëpitë e tyre në veri…

3 hours ago

Zgjedhjet e 11 majit, Qeveria i jep KQZ 2,5 miliardë lekë

Qeveria ka miratuar vendimin që për t’i dhënë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve 2.5 miliardë lekë,…

3 hours ago

Moti- Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira, nuk ndryshojnë temperaturat

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti…

3 hours ago

This website uses cookies.