Bardhi: Luan Baçi dhe Bledjon Nallbati janë kërcënuar me armë nga policia
Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka pretenduar se ka një video ku dallohet momenti i kërcënimit me jetë të dy deputetëve të opozitës, Luan Baçit dhe Bledjon Nallbatit.
Në një deklaratë për mediat, Bardhi tha se dy deputetëve u është drejtuar arma nga forcat speciale të policisë në kohën kur ato ishin brenda ambienteve të Kuvendit.
Teksa thekson se nuk e di kush e ka dhënë urdhrin, bardhi thotë se për këtë akt të kërcënimit me jetë do mbajë përgjegjësi Elisa Spiropali.
“Momenti në video ku punonjësi i policisë me skafandër në ambientet e brendshme të Kuvendit i tregon armën dy deputetëve të Shqipërisë, Luan Baçit dhe Bledjon Nallbatit. Në ambientet e brendshme të kuvendit forcat speciale të policisë së shtetit kërcënojnë me armë deputetëve brenda ambienteve të tyre të punës. Kjo është ajo që ndodhi kur për herë të parë janë lejuar me urdhrin e kujt nuk e dimë, por përgjegjësinë e mban Elisa Spiropali. Ky është akt kërcënimi me jetë i deputetëve”, tha Bardhi.