Lajme

Bardhi: Luan Baçi dhe Bledjon Nallbati janë kërcënuar me armë nga policia

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka pretenduar se ka një video ku dallohet momenti i kërcënimit me jetë të dy deputetëve të opozitës, Luan Baçit dhe Bledjon Nallbatit.

Në një deklaratë për mediat, Bardhi tha se dy deputetëve u është drejtuar arma nga forcat speciale të policisë në kohën kur ato ishin brenda ambienteve të Kuvendit.

Teksa thekson se nuk e di kush e ka dhënë urdhrin, bardhi thotë se për këtë akt të kërcënimit me jetë do mbajë përgjegjësi Elisa Spiropali.

Momenti në video ku punonjësi i policisë me skafandër në ambientet e brendshme të Kuvendit i tregon armën dy deputetëve të Shqipërisë, Luan Baçit dhe Bledjon Nallbatit. Në ambientet e brendshme të kuvendit forcat speciale të policisë së shtetit kërcënojnë me armë deputetëve brenda ambienteve të tyre të punës. Kjo është ajo që ndodhi kur për herë të parë janë lejuar me urdhrin e kujt nuk e dimë, por përgjegjësinë e mban Elisa Spiropali. Ky është akt  kërcënimi me jetë i deputetëve”, tha Bardhi.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ushtarakët e Kolegjit të Mbrojtjes vizitojnë RTSH – Njihen me rolin e medias në komunikimin publik

Oficerë dhe pedagogë te Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Forcave të Armatosura vizituan këtë…

13 hours ago

Kupa, Vllaznia përballë Elbasanit – Hidhet shorti, ndeshje interesante në çerekfinale

Vllaznia do të luajë me Elbasanin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërsië. Goglat i kanë…

13 hours ago

Lamtumirë legjenda Sabah Bizi – Mijëra persona kanë bërë homazhe në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”

Futbolli shqiptar sot është në zi! Një ndër legjendat e tij, Sabah Bizi, u nda…

13 hours ago

Zhvillimi i artit muzikor në Shkodër – Muzikologu Gjyrezi ndalet tek ahengu shkodran dhe studimin e tij

Shkodra mbart një pasuri të madhe të kulturës kombëtare, ku ahengu Shkodran është një prej…

13 hours ago

Përdorimi i drogës në moshë të re – Dita e të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës, flet neuropsikiatri Gjon Preçi

17 janari shënon Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës.  Neuropsikiatri…

14 hours ago

Komplikacionet në shëndetin e mushkërive  – Flet mjekja pneumologe, Lindita Çela Dibra

Jemi në muajin më të ftohtë të dimrit dhe virozat stinore prekin më shumë sëmundjet…

14 hours ago

This website uses cookies.