Bardhi : Mazhoranca po bllokon reformën zgjedhore, Basha t’i kthehet opozitarizmit
Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, akuzoi mazhorancën se po tenton të bllokojë komisionin për Reformën Zgjedhore.
Në një prononcim për mediat sot në ambjentet e Kuvendit, pas takimit me një grup të deputetëve të opozitës, Bardhi ka folur për disa çështje të politikës së ditës.
Gazment Bardhi, hodhi akuza në drejtim të mazhorancës se po mban të bllokuar Komisionin për Reformën Zgjedhore.
Gjithashtu ai u shprehur se,- propozimet e Lulzim Bashës për vetting në politikë dhe president të zgjedhur nga populli nuk kanë lidhje me Reformën zgjedhore.
‘Vetingu në politikë nuk ka lidhje me Reformën Zgjedhore. Gjithashtu dy apo tre çështje të tjera, nuk kanë të bëjnë me Reformën Zgjedhore. Çdo deputet është i lutur të bëjë çdo propozim në komisionin e Reformës Zgjedhore”, u shpreh Bardhi.
Ndër të tjera ai tha se, “Basha do duhet t’i rikthehet opozitarizmit në parlament dhe jashtë parlamentit. Kolegu Basha sa kohë paguhet me taksat e qytetarëve duhet të vinte dje dhe të fliste për hallet e qytetarëve”.
“Prokurorëve u rrezikohet jeta dhe s’ka punonjës garde për të ruajtur, ndërsa Bashës i është vënë punonjës garde. Ne e kuptojmë kush është interesi i mazhorancës”, përfunoi Bardhi.