Bardhi: Me PS kemi dialog, jo marrëveshje. Salianji kundër: Ul besueshmërinë e opozitës

Negociatat mes PS dhe Rithemelimit po shikohen me skepticizëm edhe brenda vetë opozitës. Gazmend Bardhi tha se mes palëve ka dialog për rikthimin në normalitet të Kuvendit dhe ngritjen e Komisioneve Hetimore, por jo marrëveshje. Ndërsa për Ervin Salianjin këto negociata ulin besueshmërinë e opozitës në elektorat.

“Nuk ka asnjë marrëveshje. Ka një dialog politik normal për një vend kandidat në BE, që ne palët politike të dialogojmë. Ka gjetur dakordësi në parim. Ligji është antikushtetues, dhe për këtë arsye është dërguar në Gjykatën Kushtetuese. Ajo që unë kam thënë, është që hetimi parlamentar është çështje vullneti politik. Komisioni hetimor për zgjedhje pushoi së ekzistuari sepse mazhoranca nuk kishte vullnet. Hetimi parlamentar do të kryhet në përputhje me kushtetutën e Shqipërisë. Për çdo çështje që ka devijim nga kushtetuta, do të zbatohet kushtetuta. Unë nuk kam dijeni se kush do të jetë dëshmitar, do të jetë çështje e punës së komisionit. Do t’i kërkojmë llogari kryeministrit. Edi Rama vijon të jetë kundërshtari politik i opozitës dhe i PD, por edhe i çdo shqiptari të ndershëm. Normalizimi i jetës parlamentare, është çështje brenda parlamentit. Nuk jemi tërhequr nga asnjë komision hetimor. Të dyja komisionet datojnë në shkurt të vitit 2021 dhe 2023. Jemi përqendruar 100% te beteja me Edi Ramën. Këtë sesion parlamentar kemi kërkuar këto komisione hetimore. Sa i takon çështjes McGonigal, ditën e nesërme do të dërgoj kallëzim shtesë kundër kryeministrit Edi Rama”, tha Bardhi.

Po ndryshe mendon Ervin Salianji, i cili thotë se në këto negociata “nuk mund të bërtas për fitore kur Rama thotë merr 8  dhe ne marrim 2”.

“Nëse ne kthehemi në normalitet, ne rikthehemi për shkak të vendimmarrjes sonë nëse i shërben interesit publik. Sot të drejtat e opozitës janë më të kufizuara. Jemi në kushte kur ka ndryshuar rregullorja e Kuvendit. Jemi në kushte të papranueshme të ligjit të Komisioneve Hetimore që kufizon të drejtën e Hetimit Parlamentar. A ka nja dy tre muaj që Rama thotë me ligjin e ri merrini  8 komisionet hetimore. Nuk mund të bërtas për fitore kur Rama thotë merr 8  dhe ne marrim 2. Kufizimi që bëhet me dy anëtar është prapë një hap prapa. Nëse komisioni kishte gjithë përfshirje tani janë vetëm dy palët. I gjithë faktori ndërkombëtar ka kërkuar normalizimin. Nuk mund t’ia japim si bonus. Ne e kemi patur të drejtën dhe e kemi refuzuar. Çfarë kemi fituar? Kjo marrëveshje na ul besueshmërinë dhe ndikon negativisht në perceptimin e opozitës në shoqëri”, tha Salianji.

Më herët edhe kryeministri Edi Rama tha se “pazari me non grata nuk ekziston” dhe se mes palëve ka dialog dhe jo negociata. Ndërsa për PD e Lulzim Bashës, këto negociata shihen si pazare mes Ramës dhe Berishës.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.