Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj do të jenë dy nënkryetarët e rinj të Partisë Demokratike të Rithemelimit të drejtuar nga Sali Berisha.
Automatikisht ata do të jenë dhe anëtarë të Kryesisë.
RTSH ka mundur të sigurojë ndryshimet statutore që Këshilli Kombëtar do të miratojë në 5 mars, që ndërmerren enkas për t‘i hapur rrugë zgjedhjes së tyre në pozicionin e nënkryetarëve dhe emërimit të mbështetësve që kanë në pozicionin e anëtarëve të Kryesisë.
Sipas ndryshimeve statutore kryetari i Grupit parlamentar është njëkohësisht për shkak të funksionit edhe nënkryetar i Partisë. Nënkryetar i Partisë, për shkak të funksionit është sipas rastit edhe Kryetari i Kuvendit ose nënkryetari i Kuvendit .
Artifica e posteve që mbajnë në Parlament në pozicione Kryetaresh dhe nënkryetaresh të komisioneve parlamentare, është përzgjedhur për të bërë pjesë të Kryesisë edhe të tjerë mbështetës së Bardhit.
Risi pritet të jetë afrimi i Jorida Tabakut. E shfaqur së fundmi ne një foto krah Bardhit dhe Gjekmarkajt si garantët e saj në këtë bashkim, Kryetarja e Komisionit Parlamentar te Integrimit pritet të zgjidhet anëtare e Kryesise.
RTSH mëson se kryesia e Berishës do të zgjerohet me anëtare të tjerë të krahut te Bardhit, si Dhurata Cupi, Zheni Gjergji, Tomor Alizoti, Ferdinand Xhaferri, Helidon Bushati, sikundër Ervin Salianji, i cili mban pozicionin e nënkryetarit te grupit parlamentar.
Procesi i gjate i bashkimit te Berishës me ish-bashkëpunëtorët më të afërt të Lulzim Bashës, në kohë siguroi vlerësuesit sikundër skeptiket.
“Opozita nuk bëhet me modelin e ish-Kryetarit Basha“, ka thënë ish-nënkryetarja e PD-se Jozefina Topalli, duke shprehur pa ekuivok dyshimet e saj se ky proces bashkimi do te mund t‘i shërbej forcimit të PD-së, pas dy vitesh krize dhe përçarje të thellë.
Burime pranë RTSH-se thanë se do të jetë vetëm një akt procesi i votimit të ndryshimeve statutore me atë të zgjedhjes së anëtarëve të kryesisë dhe dy nënkryetarëve të rinj.
Të njejtat burime shtojnë se drafti që do t‘i kalojë Këshillit do të shqyrtohet më parë në mbledhjen e Kryesisë.
RTSH mëson se pas bashkimit, do të bëhet procesi i zgjedhjes së 20 drejtuesve të degëve, për të nisur më pas një diskutim të ri. Nëse do të jenë apo jo dakord Bardhi dhe mbështetësit e tij qe t‘i nënshtrohen procesit të primareve, për t’u zgjedhur kandidat për deputet për garën e ardhshme parlamentare.
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti do…
“Giro d’Italia 2025” ka humbur njërin prej atyre çiklistëve, të cilët nëse do të garonin…
Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova ka folur për mediat në prag të ndeshjes kundër Vllaznisë,…
Mbrëmja Gala “Topi i Artë 2024”, organizuar nga FSHF, do të vlerësojë protagonistët kryesorë të…
Kuvendi i Shqipërisë zhvilloi të premten një analizë pune për shqyrtimin e draftit të Planit…
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu zhvilloi sot në një takim me Atashetë Ushtarakë të Republikës…
This website uses cookies.