Bardhi : Parlamenti jo funksional- Opozitës i refuzohen të drejtat kushtetuese

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi,  ka marr pjesë në mbledhjen e Komisionit të Stabilizim Asociimit në Parlamentin Europian në Bruksel.

Gjatë fjalës së tij, Bardhi ka shprehur shqetësimin që sipas tij, parlamenti është jofunksional prej 3 muajsh, teksa shtoi se nga ana e mazhorancës nuk ka pasur një dorë të shtrirë për dialog, por vetëm arrogancë të shtuar.

“Situata jo normale, apo funksionimi jo normal i parlamentit lidhet me disa të drejta kushtetuese që kanë deputetët e opozitës. Nuk është e vërtetë që ne kemi depozituar në të njëjtën kohë 8 kërkesa për komision hetimor. Ne kemi dorëzuar 8 kërkesa për komision hetimor gjatë 2 viteve të kësaj legjislature dhe ç ‘është e vërteta ekzaktësisht pas atij komisioni hetimor që përmendi kolegu Majko që ishte i suksesshëm dhe falë punës së tij prokuroria e posaçme arriti të provonte akuza për korrupsion ndaj disa ish zyrtarëve, për atë që quhet afera e inceneratorëve”, u shpreh Bardhi.

Që nga ai moment, thekson Bardhi,  mazhoranca ndaloi çdo ngritje të komisioneve hetimore të kërkuara nga opozita.

Ndër të tjera Bardhi përmendi dhe ngërçin e Reformës Zgjedhore, ku tha se lidhet me nevojën qe ka Shqipëria për zgjedhje te lira dhe te ndershme.

“Ashtu si raporti i Komisionit Europian evidenton, prej 22 muajsh në Kuvendin e Shqipërisë ne kemi rënë dakord të ngremë një komision bipartizan për te realizuar Reformën Zgjedhore i cili është bllokuar, nuk ka kryer asnjë veprimtari, nuk ka zhvilluar asnjë mbledhje. Nëse analizon 2 raportet e fundit të misionit te vëzhguesve të OSBE/ODIHR do të vërehen çështje që vënë në pikëpyetje garantimin e standardeve për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri”,thekson Bardhi.

Gjatë fjalës së tij, deputeti demokratik ka ngritur disa pretendime, që sipas tij ndikon në mënyre të drejtpërdrejtë në procesin zgjedhor dhe me pas në rezultatin përfundimtar.

“Raporti i vitit 2021, qoftë raporti i vitit 2023 evidenton fenomenin e shit blerjes se votës, keqpërdorimit të burimeve shtetërorë apo abuzimit me nëpunësit e administratës publike ne funksion te frikësimit te votuesve apo orientimit te votave. Kjo është një çështje që do te duhet të adresohet përmes reformës zgjedhore por për fat të keq gjate këtyre 22 muajve puna e komisionit është penguar të prodhoje një produkt që do ti garantonte Shqipërisë zgjedhje te lira dhe të ndershme vitin e ardhshëm”, tha ndër të tjera Bardhi.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.