Bardhi: Prej 2 vitesh jemi marrë konfliktet e brendshme, bllokim seance deri kur PS të reflektojë

bardhi pd

bardhi pd

Deputeti demokrat Gazment Bardhi në një deklaratë për media jashtë ambienteve të Kuvendit ka dhënë argumentet përse opozita vendosi bllokimin e seancës së sotme plenare.

Bardhi u shpreh se beteja e opozitës është për rivendosjen e normalitetit në Kuvend dhe rikthimin e pluralizmit.

Në 2 vite për shkak të konfliktit të brendshëm jemi marrë më shumë me veten dhe nuk kemi kërkuar respektimin e këtyre të drejtave, jemi detyruar që sot, të nxitur të kryejmë një veprim për të mos lejuar zhvillimin normal të seancës plenare.

Kjo betejë është për të rivendosur normalitetin në Kuvend, për të rikthyer pluralizmin në vend dhe për t’i dhënë Shqipërisë një parlament që funksionon sipas rregullores dhe Kushtetutës”, tha Bardhi.

Ky i fundit u shpreh më tej brenda një jave mazhoranca ka rrëzuar 3 kërkesa të opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore, duke deklaruar se mazhoranca e ka përfshirë Kuvendin nga kushte anormale.

Ashtu siç e kam njoftuar pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së situata ku mazhoranca e ka përfshirë Kuvendin është anormale. Brenda 1 jave, janë rrëzuar 3 kërkesa për komisione hetimore pa shpjegim publik.

Pse nuk lejojnë kontroll parlamentar për ndërhyrje të paligjshme në sistemin TIMS. Ka zero argumente pse është rrëzuar kjo kërkesë. Ka zero argumente dhe sqarim publik ose nuk lejohet hetimi parlamentar për 4 kontrata koncesionare në fushën e shëndetësisë, pse nuk lejohet komisioni hetimor për vendimmarrjet e pushtetit ekzekutiv në kushtet e konfliktit të interesit, pse opozitës nuk i lejohet të bëjë propozimin e anëtarëve që ajo dëshiron në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Duam që Kuvendi të jetë tempull ku diskutojmë ide dhe përballim argumente”, u shpreh ai.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.