bardhi pd
Deputeti demokrat Gazment Bardhi në një deklaratë për media jashtë ambienteve të Kuvendit ka dhënë argumentet përse opozita vendosi bllokimin e seancës së sotme plenare.
Bardhi u shpreh se beteja e opozitës është për rivendosjen e normalitetit në Kuvend dhe rikthimin e pluralizmit.
“Në 2 vite për shkak të konfliktit të brendshëm jemi marrë më shumë me veten dhe nuk kemi kërkuar respektimin e këtyre të drejtave, jemi detyruar që sot, të nxitur të kryejmë një veprim për të mos lejuar zhvillimin normal të seancës plenare.
Kjo betejë është për të rivendosur normalitetin në Kuvend, për të rikthyer pluralizmin në vend dhe për t’i dhënë Shqipërisë një parlament që funksionon sipas rregullores dhe Kushtetutës”, tha Bardhi.
Ky i fundit u shpreh më tej brenda një jave mazhoranca ka rrëzuar 3 kërkesa të opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore, duke deklaruar se mazhoranca e ka përfshirë Kuvendin nga kushte anormale.
“Ashtu siç e kam njoftuar pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së situata ku mazhoranca e ka përfshirë Kuvendin është anormale. Brenda 1 jave, janë rrëzuar 3 kërkesa për komisione hetimore pa shpjegim publik.
Pse nuk lejojnë kontroll parlamentar për ndërhyrje të paligjshme në sistemin TIMS. Ka zero argumente pse është rrëzuar kjo kërkesë. Ka zero argumente dhe sqarim publik ose nuk lejohet hetimi parlamentar për 4 kontrata koncesionare në fushën e shëndetësisë, pse nuk lejohet komisioni hetimor për vendimmarrjet e pushtetit ekzekutiv në kushtet e konfliktit të interesit, pse opozitës nuk i lejohet të bëjë propozimin e anëtarëve që ajo dëshiron në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Duam që Kuvendi të jetë tempull ku diskutojmë ide dhe përballim argumente”, u shpreh ai.
Presidenti Bajram Begaj i është drejtuar me një mesazh të gjithë shqiptarëve, institucioneve dhe partive…
Të shtunën, në fushën “Skënder Halili” në Tiranë luhet sfida më vendimtare e sezonit për…
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike për qarkun Shkodër, Arben Lushaj, ka mbyllur fushatën elektorale…
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste, Benet Beci , është takuar me banorë të zonës Dobraç…
Lagjja “Mark Lula” ka qenë ndalesa e radhës e kandidatëve të Partisë Socialiste në Shkodër.…
Postriba, “Nderi i Kombit”, u përzgjodh për mbylljen e fushatës elektorale në njësitë administrative të…
This website uses cookies.