Bardhi: Qeverisja e Edi Ramës, 12 vite të humbura për Shqipërinë

Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka zhvilluar një takim në Lombardi, ku foli për perspektivën e Shqipërisë pas zgjedhjeve të 11 majit dhe për angazhimin e PD-së për të ndryshuar situatën aktuale të vendit.
Bardhi deklaroi se pas zgjedhjeve të ardhshme, askush nuk do të mund të bëjë presion ndaj punonjësve të administratës për të mbështetur pushtetin aktual. Ai e konsideroi qeverisjen e Edi Ramës si 12 vite të humbura për Shqipërinë dhe për shqiptarët, të cilët, sipas tij, janë lënë në harresë.