Bardhi: Rama emëroi këshilltar një njeri të lidhur me trafik droge. Çuçi: Nuk është më

Ndërsa seanca plenare e kësaj të enjte ( 4 korrik) pritet të zhvillojë dy interpelanca me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu, kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka hedhur poshtë kërkesën urgjente të opozitës për interpelancën me Ramën lidhur me emërimin si këshilltar një agjent të shërbimeve sekrete romuneFlorian Coldea. i cili rezulton i përfshirë në veprimtari korruptive.

Në fjalën e tij, kryetari i grupit të PD-së Gazment Bardh tha se tashmë është kthyer në rregull nga ana e PS që të refuzohen të tilla kërkesa pasi kryeministri i vendit është një frikacak dhe ka frikë të japë llogari.

Interpelanca nuk është mjet për debat politik por për llogarishënie. Ju e keni kthyer në rregull përjashtimin e rregullores sepse shqiptarët kanë një kryeministër  frikacak sepse ka frikë të japë llogari për krimet e për aferat që nga dita që është emëruar kryeministër. Ne kemi kërkuar interpelancë për një person të emëruar këshilltar një agjent të shërbimeve sekrete romune dhe rezulton se ky person përveçse i përfshirë në veprimtari korruptive është i lidhur me trafikun e drogës që lidh Meksikën me Shqipërinë.

Unë edhe Grupi PD duam të dimë pse janë përdorur paratë e taksave që janë paguar këta këshilltarë. Për çfarë shqip kanë paguar këtë person të perfshirë në rrjetin e drogës. Nëse e ka sjell për llojin e kokainës tërhiqemi, por nëse e ka paguar si këshilltar, patjetër që duhet të vijë të japë llogari. Pse ca e ka shtetin privat. Është kryeministrër dhe ka detyrë të pasqyrojë. Nuk lejohett të ketë këshilltar punonjës të vendeve te tjera. Pse i ka marr ky leket apo për të sulmuar opozitën dhe për t’i shërbyer interesa personale të Ramës.

Na e thuaj për ca e ka këshilluar Coldea Ramën, Na e thuaj! Përgjigju Nikolla, thuaj që nuk ka lidhje me vendimtaritë shtetërore. Përgjigju pra! Si të lejojë trafikuin ndërkombëtr të drogës. Lekët e shqiptarëve që lini spitalet pa ilaçe“, tha Bardhi.

Bardhi ka pasur edhe një përplasje me Erion Braçe ku i kërkon të mos ndërhyjë, pasi  sipas tij ai dhe qeveria e tij po vrasin popullin.

Mos ndërhy kur flas unë, zedhënës i korrupsionit, ti vrave njerëz në derën e SPAK, ti dhe qeveria jote. Të vijë këtu dhe të thotë qe e kam emëruar keshilltar dhe më ka këshilluar për keto gjëra dhe i meriton lekët e popullit.  Ju ka sjellë ju si dele dhe kujtoni se jemi të gjithë dele” tha ai .

Në replika është përfshirë edhe Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi i cili tha se tashmë këshilltari nuk është më i emëruar.

”Nuk është më këshilltar i Ramës. Që nga momenti që ka hyrë procesit të hetimit në vendin e tij”, tha Çuçi ndërsa thirrje që të merren masa ndaj deputetëve që përdorin fjalë fyese ndaj kujtdo në Kuvend. 

Një prej këshilltarëve të jashtëm të kryeministrit Edi Rama, ish-zëvendësdrejtori i parë i shërbimit sekret të Rumanisë, Florian Colde po hetohet nga Drejtoria Kombëtare e Antikorrupsionit në Rumani për korrupsion.

Kuvendi i Shqipërisë nisi me një minutë heshtje për nder të shkrimtarit të madh Ismail Kadare i cili u nda nga jeta më 1 korrik.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.