Categories: LajmePolitikë

Bardhi: SHISH i shërben krimit të organizuar, merr informacione nga SPAK për të ndihmuar kriminelët

Kreu i grupit parlamentar të PD Gazmend Bardhi akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka vendosur Ergyas Agasi si koordinatorin për lidhjet e tij me krimin e organizuar dhe sipas tij emëroi në krye të SHISH njeriun e tij pikërisht që t’i shërbente krimit.

Bardhi tha se SHISH sot në vend t’i shërbejë SPAK, merr informacione prej tij dhe i jep në shërbim të krimit të organizuar.

“Lufta ndaj krimit të organizuar është një çështje që nuk bën pjesë e veprimtarisë së këshillit të ministrave më thotë Nikolla. Në kërkesën për mocion, unë se kam përmendur asnjëherë kryeministrin, dhe më thotë ke shkelur etikën se ke cenuar integritetin, personalitetin individual dhe politikë të Kryeministrit. Unë se kam përmendur kurrë por këto mesa duket e dinë që ai kreu i narkoshtetit. Këto janë argumente që me keni sjellë me shkrim, kur kërkesa jonë ka të bëjë me një shqetësim real që kanë qytetarët. Ju e thoni në kafe por nuk keni guxim ta thoni këtu. Ju e dini shumë mirë që Rama ka caktuar një përfaqësuar për të mbajtur marrëdhëniet mes tij dhe krimit të organizuar. Ergyas Agasi është koordinatori. Pasi krijoi të gjithë fijet me krimin e organizuar, Rama njeriun e Ergyas Agasit e bëri kreun e SHISH.  Sot SHISH i shërben krimit të organizuar, pse nuk i thoni ju këto? Në vend të luftojë krimin dhe të ndihmojë SPAK, tenton të marrë informacione brenda SPAK që të furnizojë krimin e organizuar. Dhe kjo nuk qenka veprimtari i Këshillit të Ministrave? Por çështje e kujt është?”, tha Bardhi.

Edhe deputetja Ina Zhupa kërkoi që kryeparlamentarja Nikolla të lexonte të plota kërkesat që i vinin nga grupi i PD dhe të zbatonte rregulloren për pranimin e Sali Berishës.

“Ju nuk keni për detyrë të zgjidhni pikat që doni të lexoni. Sali Berisha është anëtar i PD dhe kryetar i PD dhe këtë nuk e ndryshon dot as ju as Edi Rama. Janë demokratët që i kanë dhënë mandatin, zbatoni rregulloren, ju bëheni shkak që këtu të ketë përplasje dhe duam mocion me debat për atë që u shfaq në Rai 3. Kemi një republikë që e ndjenë çdo ditë që e vendosin koordinatorët e mafias se kush do punësohet dhe çfarë shkresash që lexoni ju. Keni frikë nga Sali Berisha prandaj nuk e lejoni të vijnë në Kuvend”, tha Zhupa.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Vota e diasporës, KQZ përditëson të dhënat: 86 493 aplikime, 53 828 kërkesa të miratuara

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat më të fundit, lidhur me numrin e…

3 hours ago

Gara për drejtorin e RTSH, Këshilli Drejtues i RTSH përzgjedh kandidatët që vazhdojnë

Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar vijoi procesin e zgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm të…

18 hours ago

Mistere të pa zbuluara, vendet më të fshehura të planetit

Ndërsa shkencëtarët dhe eksploruesit kanë arritur të zbulojnë dhe dokumentojnë shumë nga misteret e Tokës,…

18 hours ago

Investimet në nënstacionin elektrik, OSHEE njofton për ndërprerje të energjisë në Shëngjin

Në kuadër të investimeve që po realizohen në nënstacionin elektrik të Lezhës, Operatori i Shpërndarjes…

18 hours ago

Ligji për hotelet luksoze, Majko abstenon draftin. Opozita: Dëmton konkurrencën

Ishte radha e Komisionit të Ligjeve për të diskutuar propozimin e deputetit të PS-së, Blendi…

18 hours ago

Gripi rrezikon zemrën, shtohen rastet e të rinjve me miokardit

Prekja nga viruset që po qarkullojnë në vend ka rritur ndjeshëm numrin e pacientëve që…

18 hours ago

This website uses cookies.