Lajme

Bardhi: Shqipëria të jetë zëri i Kosovës te ndërkombëtarët, jo t’i fusë thikë pas shpine

Në mbledhjen e përbashkët mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kosovës, opozita shqiptare ka kërkuar mbështetje të palëkundur ndaj Kosovës dhe të bëhet zëri i saj në arën ndërkombëtare. Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi shprehu kundërshtimin ndaj sanksioneve të padrejta të BE-së për Kosovën, duke theksuar se Shqipëria duhet të mbrojë pavarësinë e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe të mbështesë aspiratat e saj evropiane.

Bardhi tha se Shqipëria duhet të krijojë një komision të përbashkët për monitorimin e marrëveshjeve të realizuara mes dy vendeve, ndërsa shtoi se duhet “koordinim i qëndrimeve të përbashkëta në organizatat ndërkombëtare”.

“Ky është moment reflektimi mbi atë që kemi arritur. Rruga e Kosovës është shënuar nga guxim por është edhe përballur nga sanksione të padrejta. PD qëndron kundër masave ndaj Kosovës dhe është e papranueshme të ndëshkohet Kosova për qëndrimet e saj parimore. Veprime të tilla rrezikojnë ta kthejnë dialogun në një akt presioni dhe dialogu të mos ndërtohet mbi themelet e barazisë. Shqipëria duhet të ngre zërin e Kosovës në arenën ndërkombëtare për t’i treguar botës së pavarësia e saj nuk është e negociueshme. Kosova duhet të mbetet ylli ynë polar i politikës së jashtme. Qëllimet  e Kosovës nuk duhet të vihen kurrë në dyshim nga Shqipëria dhe e vetmja ndërhyje në politikën e brendshme që ajo mund të bëj është shtrirja e dorës për ndihmë dhe mbështetje në rrugën evropiane duke bërë detyrën tonë në garantimin e njohjeve të reja duke nisur nga 5 vendet e BE. Duhet guxim për të pranuar gabimet e të kaluarës por vetëm përmes kësaj mund të forcojmë partneritetin mes dy vëllezërve. Shqipëria duhet të ofrojë mbështetje për aspiratat e Kosovës. Kjo të jetë mbledhja e fundit formale mes dy kuvende me fjalime ceremoniale, por të kalojmë në verim konkrete, të ngremë një komision të përbashkët që ka si qëllim të axhendës të qartë pune për monitorimin e marrëveshje të përbashkëta që shumica janë vetëm në letër.  Delegacionet tona të institucionet ndërkombëtare të koordinojnë qëndrimet e tyre që dy vendet të flasin me një gjuhë dhe mesazh të unifikuara në arenën ndërkombëtare”, tha ai.

Gjatë fjalës së tij Bardhi akuzoi kryeministrin Rama se po përdor Kosovën për qëllime politike dhe fushata elektorale. Sipas tij, Shqipëria nuk duhet të ndërhyjë në punët e brendshme të saj dhe aq më pak të “dobësojë pozitën ndërkombëtare të Kosovës përmes këshillave të thëna në publik”.

“Nuk do e kthejë këtë diskutim të sotëm në një fushatë elektorale apo të përdor Kosovën për fushatë elektorale. Nuk e kemi bërë kurë dhe nuk do e bëjmë kurrë. Një mesazh referuar që kryeministri foli sot ne shqiptarët kemi një traditë, vëllait nuk ia themi kurrë këshillën në publik, por ia themi në shtëpi me zë të ulët që të mos na dëgjojnë të tjerët. Një këshillë e thënë në publikë, edhe kur është e drejtë, e lëndon vëllain dhe dobëson pozitën e tij në arenën ndërkombëtare dhe është një thikë pas shpine për vëllain dhe Kosovën tonë të dashur”, tha Bardhi.

Në fund, Bardhi ka kërkuar që Kuvendi i Shqipërisë të miratojë një rezolutë që dënon gjenocidin serb dhe të kërkojë zbardhjen e fatit të të zhdukurve gjatë luftës në Kosovë.

“Bashkimi ynë dërgon mesazhin e fuqishëm në botë se shqiptarët do të jenë gjithmonë bashkë. Shqipëria duhet të dënojë gjenocidin serbë dhe Kuvendi duhet të miratojë menjëherë këtë rezolutë dhe të kërkojë që të zbardhet sa më parë fati i të zhdukurve”, përfundoi ai.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Gol dhe asist për Salah, arrin rekordin e Mesit

Liverpool fitoi 2-0 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e javës së 26-të të Premier League,…

2 hours ago

Lara Colturi e mbyll fundjavën në vendin e 13-të

Lara Colturi e ka mbyllur fundjavën në Sestriere në vendin e 13-të në Sllallomin e…

2 hours ago

Shqipëria fiton ndaj Austrisë në Vjenë

Shqipëria në basketboll për meshkuj ka fituar ndeshjen e fundit në grupin C ndaj Austrisë…

2 hours ago

Moti- Dita e sotme me alternime vranësirash dhe reshje të pakta

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti…

2 hours ago

Zgjedhjet në Gjermani, Merz premton negociata të shpejta për koalicionin qeverisës

Friedrich Merz, i cili udhëhoqi Unionin e tij Kristian Demokrat të qendrës së djathtë (CDU)…

2 hours ago

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

19 hours ago

This website uses cookies.