Bardhi: Spiropali të japë dorëheqjen, ka penguar opozitën pa ligj e rregullore
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, në fjalën e tij në parlament iu drejtua kryetares së parlamentit Elisa Spiropalit, duke i thënë se duhet të japë dorëheqjen.
Bardhi tha se Spiropali është përfaqësuese e krimit të organizuar. Sipas tij, ajo dhe mazhoranca kanë penguar opozitën që të marrin pjesë në seancë plenare, pa ligj e rregullore.
“Ju duhet të jepni dorëheqje, pasi keni penguar opozitën pa ligj e rregullore, që mos marrë pjesë në seancat plenare”, u shpreh ai.
“Kjo në kundërshtim me Kushtetutën, në kundërshtim me rregulloren, iu keni vënë deputetëve të opozitës forcat speciale të policisë. Ti zonjë je përfaqësuese e krimit të organizuar, duhet të japësh dorëheqje. Duhet t’ju vijë vetëm turp”- tha Bardhi.