Barnabas Varga shfaqet për herë të parë pas operacionit në fytyrë

Paraditen e sotme trajneri i Hungarisë, Rosi, së bashku me stafin e tij të ngushtë dhe futbollistin, Endre Botka, kanë vizituar në spital Barnabas Vargan.
Sulmuesi u dëmtua rëndë në kokë pas një kontrasti të dhunshëm me portierin e Skocisë, Angus Gun.
Pak orë më parë sulmuesi i Ferencvaroshit iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në fytyrë në “Klinikum Stuttgart” pasi kishte pësuar një sërë frakturash në kafkë.