Baroni “ndjesë” Hysajt: Ia kisha “borxh” këtë ndeshje, s’luan për faj të rregullores

Baroni “ndjesë” Hysajt

Në fund të ndeshjes ku Lacio eliminoi Napolin, trajneri i vendasve vlerësoi Elseid Hysajn për profesionalizmin e treguar. Siç dihet Hysaj, i cili bëri debutimin sezonal pikërisht dje në Kupën e Italisë, ka përfudnuar jashtë listës të lojtarëve të regjistruar në Serie A për ekipin roman. Shansi i dhënë në Kupën e Italisë u duk më shumë si një kërkesë ndjese nga ana e Baronit, i cili në fund të ndeshjes ka tentuar që të “shfajsohet” për situatën e krijuar duke akuzuar rregulloren edhe shqiptari përfundoi jashtë projektit lacias për shkak të rrogës së lartë që përfiton.  

“Hysaj tregoi se është një lojtar dhe profesiosnist i madh pasi gjithmonë ëshë vënë në dispozicion të ekipit. Ia kisha borxh këtë ndeshje dhe jam i lumtur që e luajti me këtë intensitet. Ai ka mbetur jashtë liste, por gjithmonë është gjendur i gatshëm. Meritonte të luante në këtë ndeshje. Për fat të keq unë nuk merrem me rregulloren, por është një mëkat që disa lojtarë që kanë dhënë kaq shumë për klubin nuk mund të aktivizohen vetëm se nuk figurojnë në një listë që bëhet ç’do fillim sezoni”, tha Baroni në fund të takimit ku Lacio eliminoi Napolin.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.