Basania drejt kategorisë së dytë, bushatasit mundin Kinostudion dhe ngjiten në krye të renditjes

Ekipi i Basanias është në rrugën e duhur. Skuadra që përfaqëson zonën e Bushatit po bën një përfaqësim shumë të mirë në Kampionatin Kombëtar të kategorisë së tretë, ku pas fitores në ndeshjen e fundit kundër Kinostudios 7 me 3 është ngjitur në vendin e parë me 16 pikë, aq sa ka edhe skuadra tjetër Prestige. Një ecuri kjo pozitive që i dedikohet punës së mirë që po bën me skuadrën trajneri Fatjon Hasani.

I kënaqur për fitoren ndaj Kinostudios është edhe presidenti i Basanias, Ermir Shimaj, i cili është optimist për kalimin e skuadrës në kategorinë e dytë.

Referuar kronikës së ndeshjes, Basania-Kinostudio, më i spikaturi ka qënë braziliani Pedro Soumah shënues i tre golave, për të vijuar me golashënuesit e tjerë, Albert Mila, Taulant Nikshiqi, Mario Kola dhe Flori Leka, ndërkohë që për miqtë, golat u shënuan nga Saraçi, Bajraktari me penallti dhe Bulku.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.