Lajme

Basania, surpriza e kategorisë së dytë , skuadra bushatase fiton miqësoren ndaj rivalit kryesor, Iliria

Basania, skuadra që përfaqëson zonën e Bushatit të Bashkisë Vau Dejës pritet të jetë surpriza e sezonit të ri futbollistik, 2024-2025. Edhe pse një skuadër debutuese e ardhur nga kategoria e tretë, falë një mirëorganizimi perfekt në të gjitha drejtimet, Basania e drejtuar nga trajneri Haris Lika pritet të jetë një nga skuadrat pretendente për kualifikimin një kategori më lart, një objektiv ky që realisht është shpalosur që në ditët e para të themelimit të këtij klubi katër vite më parë. Një gjë e tillë e verteton serioziteti maksimal në procesin stërvitor, por edhe paraqitja dinjitoze që ajo po bën në ndeshjet miqësore. Në kuadër të përgatitjes për sezonin e ri të kategorisë së dytë që nis me datë 21 shtator, Basania vendosi të  zhvillojë ndeshjen e tretë  miqësore duke pasur përballë një rival direkt të sezonit siç është Iliria e Fushë Krujës. Një skuadër kjo e formuar dhe e kompletuar me element cilësore dhe që ka si objektiv parësor vetem daljen kampion dhe kualifikimin në kategorinë e parë. Dhe, rezultati në përfundim të krejt ndeshjes ishte 1 me 2 në favor të Basanias. Autor i të dy golave për bushatasit ka qënë Albert Mila, një futbollist  i formuar në Akademinë Vllaznia, ku prej dy sezonesh po spikat si golashënuesi më i mirë për ekipin e tij të Basanias. Kështu, pas fitores me rezultatin e pastër ndaj një tjetër rivali me emër si Tërbuni i Pukës, fitorja e regjistruar në transfertë me Ilirinë e Fushës Krujës, është një tregues kuptimplotë se skuadra e drejtuar nga Haris Lika ka vendosur kandidaturën e marrjes së liderit në grupin e veriut ku luajnë edhe dy skuadra të tjera me emër si Besëlidhja dhe Veleçiku.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Boçi: Po favorizohet betonizimi i Velipojës  / Drejtuesi politik i PD- së: SPAK të nisë hetimet

Emisoni Piranjat, në investigimin e tij, ka zbardhur faktin se si Bashkia Shkodër me anë…

16 hours ago

Çela: 68 mln lekë për “Migjenin” e “Republikën” / Kandidatja e PS- së: Angazhim për trashëgiminë kulturore të Shkodrës

Opozita e vjetër vazhdon të flasë për qytetin tonë pa ofruar asnjë alternativë reale, por…

16 hours ago

Beci: Na votoni për vijimësinë / PS takime në zonën e Dukagjinit për fushatën elektorale

Si asnjëherë më parë, Dukagjin I është i bashkuar për t’i dhënë mbështetjen maksimale kanddiatëve…

16 hours ago

Gruemira ndalesa e radhës e PS – Kandidati Sterkaj: Fitorja do të nisë nga kjo zonë

Gruemira u rezervoi një pritje madhështore kandidatëve të PS në Malësi të Madhe duke iu…

16 hours ago

PSD takime elektorale në Lezhë / Kryetari Doshi: Të varfërit e lënë në harresë në këto 20 vite do të jenë në fokus

Kryetari i Partisë Social Demokrate Tom Doshi zhvilloi një takim në Lezhë duke marrë mbështetjen…

16 hours ago

PD  takim me të rininë në Gjuhadol / Kandidati Spahia: Të rinjtë do bëhen bashkë për t’i dhënë fitoren më të bukur

Të rinjtë dhe të rejat e Shkodrës do të bëhen bashkë për t’i dhënë fitoren…

16 hours ago