Basha: 500 mijë shqiptarë kanë braktisur vendin nga keqqeverisja
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duke folur në Kuvendin Zgjedhor të degës 11 në Tiranë ka theksuar se keqqeverisja e mazhorancës në pushtet ka bërë që mbi 500 mijë shqiptarë të braktisin vendin.
Sipas Bashës, sot ka dy Shqipëri, ajo e ekraneve dhe Shqipëria e shqiptarëve që përplasen me realitetin e vështirë në vend.
“Mbi 500 mijë shqiptarë janë larguar duke marrë rrugën pa kthim. Këta bij nënash nuk largohen për luks, por për mbijetesë. Sot kemi dy Shqipëri, njëra ajo e ekraneve që mburret dhe trumbeton të dhëna që as hahen, as jetohen.
Shumica tjetër janë ata që mallkojnë gjëmën më të madhe që mund t’i ndodh një familje, largimin e bijve të tyre. Njerëzit mund të falin shumë gabime të rënda, por jo shkatërrimin e mijëra familjeve shqiptare”, u shpreh Basha.
Basha shprehur mirënjohjen ndaj demokratëve për dy vitet e fundit nëpër të cilat ka kaluar Partia Demokratike. Ndërsa shtoi se shqiptarët “presin ndryshimin për të dalë nga këtë gjendje të zezë ku ndodhen”